• |
ide | kryesore

Eriksen kthim në Premier League: Rodgers e pret në… Leicester

-Instant, Sport



Premier League duket se është përsëri në fatin e Christian Eriksen. Mund të jetë Leicester e ardhmja e mesfushorit danez të Interit, i cili kurrë nuk hyri vërtetë në planet e shoqërisë dhe mbi të gjitha trajnerit Conte. Mes shumë thashethemeve të merkatos është edhe ajo që lidhet me Leicester që është në kërkim të një lojtari me cilësi. Trajneri i Foxes Brendan Rodgers ishte ai që dha disa detaje mbi këtë temë gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e ndeshjes kundër Brentford në FA Cup.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit, Rodgers ka dashur të japë sinjale në lidhje me Eriksen: “A po kërkojmë lojtarë të kalibrit si Eriksen? Unë jam gjithmonë optimist. Ka disa lojtarë që janë shumë të shtrenjtë, por nëse ekziston mundësia të përfshijmë një lojtar që mund të na ndihmojë, unë do të jem i lumtur. Patjetër që po kërkojmë një mesfushor me karakteristika sulmuese. Ne kemi shumë lojtarë më shumë mbrojtës, por nuk mund të shkojmë përtej standardeve tona të merkatos”.

Me pak fjalë, dyer të hapura për çdo hipotezë. Topi kalon tani tek lojtari dhe tek dy klubet. Trajneri ishte i qartë: do të ishte i lumtur ta mirëpriste danezin përsëri në Premier League …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *