• |
ide | kryesore

Fluks i automjeteve në Dardhë gjatë fundjavës, bllokohet rruga

-Instant, Lajme, Të fundit



Segmenti rrugor i Dardhës pasditen e kësaj të shtune ka patur ngarkesë të shtuar të mjeteve.

Kjo situatë ka bërë që për disa minuta të ketë bllokim të rrugës nga automjete, të cilat nuk kanë qenë të pajisura me gomat e dimrit apo me zinxhirë.

Ndërhyrja e borëpastruesve pritet të normalizojë situatën e krijuar.

Kujtojmë se reshjet e borës me intensitet të lartë kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës si dhe Qafen e Qarrit.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin e Dardhës nga km 8 deri te km i 16-të, trashësia e borës ka shkuar deri në 20cm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *