• |
ide | kryesore

Grabitje në Tiranë, vidhet filiali i një institucioni privat të dhënies së kredive

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi ne mesdite në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.



1 Comment

  1. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *