• |
ide | kryesore

“Grataçela…PPP për 30 – 50 vite…” Çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ora News ka zbardhur pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane.

Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.

Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nentor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.

Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta.

Vendndodhja Shqipëri.

Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit NIK.
Nik: Çemento… ai merret me ndërtim?
Saverio Brutto: Po..
Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tendera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?
Nik: Punime bën? Apo..
Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…
Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..
Antonio Gallo: I bën të dyja…
Nik: Apo shet vetëm materiale?
Antonio Gallo: Shet materiale
Saverio Brutto: Shet materiale
Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..
Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..
Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…
Nik: …Dhjetë gurore… por nuk është e thënë se nuk bëhet…
Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…
Antonio Gallo:: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…
Nik: Nja dy tendera…
Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?
Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..
Antonio Gallo: Po këta janë mirë..
Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..
Antonio Gallo: Grataçelat më the…
Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…
Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…
Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)
Saverio Brutto:… Çfarë ka?
Antonio Gallo: Fonde…

Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643

Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.

Nik: Grateçela…. materialet e ndërtimit jua jap unë … kushtojnë 10 milionë… 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.
Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh… me dyfishin e shumës… varet sa personi është…
Antonio Gallo: I fortë….
Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda…
Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..
Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet… e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..
Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?
Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..
Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qera 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.

Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09

Vendodhja në Romë

Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.
Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.
Antonio Gallo: … E kjo është në rregull… Në Shqipëri si po ecën?
Claudio Larussa: …Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë… isha vetëm…
Antonio Gallo: Por të mora kur isha … po ti nuk m’u përgjigje…
Claudio Larussa: Eh por nuk arritëm në kohë… bëm gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do takojmë…. është i mirë ky… (i referohet NIK shqiptarit)..
Antonio Gallo:… Po të thashë … ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group)…. atë të oksigjeni… nuk është një leckaman…
Claudio Larussa: E ai është Presidenti?
Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë… është President i gjithë grupit jo administrator…
Claudio Larussa: E ka raporte ka raporte…
Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…
Claudio Larussa: e ti tani kur do të shkosh?
Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj… jo më parë …në janar them..
Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..
Antonio Gallo:…po
Claudio Larussa: Edhe për mua … nuk ja dal dot tani… koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve…
……
Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) se kemi folur me NIK e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion… atje merren katër, pesë mijë euro për emër …ose gjashtë mijë….
Claudio Larussa…. Interesante kjo…
Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakeri…
Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond.. një Fond siç e kam unë …..



7 Comments

  1. Rilindas te Partise Socialiste,turpi i mbulofte perjete ju e faren tuaj brez pas brezi !
    Sherbetor te Mafias,hajdute te popullit Shqiptar,grabiqar te pasurive te tyre,bandite te pakufinje !Vdekshi,me dhimbje shume,aq sa po heqin ata qe u votuan ju,u besuan ju e sot mallkojne veten qe monstrat qeverisin akoma…!?

  2. Krimi nuk ka ngjyr. Mafja nuk ka ngjyr. Sepse ketu ka nje te keqe te madhe. Eshte kriminalizuar dhe shkatruar familja. Emrat shkojn dhe vin. Po nuk e beri nje do ta beje nje tjeter. A kan shqipot prirje tribale barbare dhe kriminale???!! Absolutisht po. Te mos harrojm…..- jam marko nga tropoja……sa nikra ka ketu….mijra e mijra….Qofshin te mallkuar???? Po .brez mbas brezi pa pushim e pa dallim.

  3. ja kam dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction” sh.p.k. dhe në përfundim ata detyroheshin të kalonin në pronësinë time tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2.

    Të lartpërmendurit më kanë dorëzuar vetëm një apartament me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë dhe sipërfaqet e tjera të cilat duhet të ishin në pronësi time i kanë shitur tek persona të tjerë.

    Veprimet e kryera nga të lart-përmendurit plotësojnë elementët e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 të Kodit Penal.Kush eshte nik o shpellkare

  4. Plehra rilindas, erdhen me premtimin per popull e po e mbyllin me hajdutllikun e dhjete vetave
    Biznesmene si Besnik Halili qe perdorin eurot e Ndraghetas Napolitane tregon deri ku ka shkuar makuteria e mafies
    Fakti i vetem qe gjithe tenderat e oksigjenit i fiton pikerisht Niku i gruas drejtoreshe ne Ministrin e Shendetesise tregon ku ka shkuar degjenerimi

  5. Vendin keto PLERA e kane ne minieren e Spacit. Ti murosin, me keq sec bente Gramoz Ruci kur ishte min.u brendeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *