• |
ide | kryesore

IFFHS, konfirmon rikuperimin e madh: pas 14 vitesh, Serie A është kampionati më i mirë në botë

-Instant, F1, Sport



Në sezonin më të cuditshëm të viteve të fundit, për shkak të influencës së pandemisë, Seria A 2019/20 ka bërë rikuperimin e madh duke fituar titullin e kampionatit më të mirë në botë për vitin 2020 sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit IFFHS. Një arritje që kampionati italian nuk e kishte marrë prej 14 vitesh, kur Italia fitonte Kupën e Botës në 2006, para se të ndodhte Calciopoli. Serie A ka fituar tre pozicione krahasuar me 2019 falë prezencës së Inter, Juventus dhe Milan në shtatë të parat e renditjes së klubeve botërore nga IFFHS.

Pas Italisë, është pozicionuar Premier League e ndjekur nga Brasileirao. Mbetën jashtë podiumit Liga dhe Bundesliga, ndërsa Primeira Liga portugeze ka lënë pas Ligue 1. Një çmim që e riktheu Serinë A në vendin që kishte zënë dhjetë herë mes 1991 dhe 2006 përpara se La Liga dhe Premier League ta parakalonin.

Këtë herë, triumfi tjetër i Juventus në kampionat, finalja e Europa League nga Inter dhe gjysmën e dytë të sezonit të Milanit e kanë kthyer Serie A në lavdinë e saj të dikurshme. Duke shpresuar që tradita të vazhdojë …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *