• |
ide | kryesore

Jonida Vokshi rrëfen të pathënat e mardhënies me Besnikun

-Instant, Paparazzi, Slider



Për historinë e dashurisë së Jonidës dhe Besnikut dihet shumë pak. Të gjithë dimë se ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “O sa mirë” dhe aty lindën shkëndijat e para të dashurisë. Ndërkohë e ftuar së fundmi në “Prive”, Jonida ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, nga puthja e parë, tek propozimi për martesë dhe lindja e Emit.

Jonida tregoi se puthja e parë e tyre ka ardhur në 4 prill 2015, 2 muaj pas takimit të tyre të parë. Aktorja u ndal më së shumti tek takimi i tyre i parë dhe tregoi një histori shumë “funny”. Ajo tha se kishte lënë me Bensikun të takohej në orën 7 për një darkë, mirëpo ajo ishte vonuar. Kështu Besniku i kishte humbur shpresat se ajo do të vinte dhe kishte ngrënë ushqim në shtëpi. Më pas Jonida tha se kur shkuan në restorant ajo vetëm hante, ndërsa Besniku rrinte dhe ajo nuk e kuptonte se pse. Më vonë ai i kishte treguar arsyen pse nuk kishte ngrënë asgjë gjatë darkës së tyre të parë.

Jonida rrëfeu edhe se si mori propozimin për martesë nga Besniku.

“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë, edhe më thotë Besniku unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshë dil dhe të. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij. E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla. Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua. E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht. Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Bensikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionva dhe vetëm i thashë po”, rrëfeu Jonida



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *