• |
ide | kryesore

Koronavirusi i ri nis të përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani, ngrihet spitali karantinë në Berlin

-Instant, Lajme, Planet

Shërbimet shëndetësore gjermane kanë bërë karantinë në një spital të Berlinit, pasi 20 pacientë dhe anëtarët e stafit u testuan pozitivisht për variantin më ngjitës të koronavirusit të ri, i cili u identifikua për herë të parë në Britani.


Numri i njerëzve që po trajtohen ose punojnë në Spitalin Humboldt me variantin B117 mund të rritet më tej në ditët në vijim, tha një zëdhënëse e Vivantes, një kompani administrimi e spitalit publik.


Karantinë do të thotë që Spitali Humboldt nuk do të pranojë më pacientë të rinj.

 

 

Të enjten, kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë protestën ndaj procesit të ngadaltë të vaksinimit dhe në të njëjtën kohë mbrojnë vendimin për zgjatjen e masave kufizuese, duke shpjeguar se është e nevojshme të frenohet përhapja e vaksinës së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu