• |
ide | kryesore

Kulla te sahati/ Po shembet edhe minarja e xhamisë?

-Instant, Arkiva, Lajme



Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët e Ndragetas do paguanin 20 % rryshfet për të ndërtuar kulla në Tiranë, një tjetër bombë ka plasur për dyshen Rama -Veliaj. Kompania që po ndërton kullën Bok Billding, ngjitur me bashkinë dhe sahatin. dyshohet se ka krisur minaren e xhamisë së Tiranës, një monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1947.

Në rrjetet sociale po gëlojnë fotot ku duket se si ka marrë krisje minarja. Dhe këto të çara thuhet se nuk janë as si pasojë e tërmetit dhe as dëmtime të vjetra. Faktin se dëmtimet janë të kohëve të fundit e ka nënvizuar edhe arkitekti Titi Seranaj. Ai ka publikuar një dokument ku shihet projekti i rikonstruksionit të xhamisë ( poshtë).

“Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaji për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit” ka nënvizuar ai. Sipas arkitektit “e gjitha është pasojë e punimeve me mjete të rënda për realizimin e katër kateve nëntokë”.

Aty punohet me pilota që kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Kulla e re/ Sahati i Tiranës rrezikon të shembet (fotot)

Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave, TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. Book Buildin eshte një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 4 kate nëntokë. Book Building do të ndërtohet nga një kompani e panjohur në fushën e ndërtimit, Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtim me sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.
“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, u tha në një deklaratë të opozitës në janarin e vitit 2019.

Projektet/ Si po e shpërfytyrojnë kullat milionëshe qendrën e Tiranës

Tani dy vite më pas, kur në mediat italiane po vlojnë përgjimet se Ndragheta po pastron paratë me ndërtimin e kullave në Tiranë, ata që e kanë verifikuar me sytë e tyre dëmet flasin për krisje të minares. Ndonëse, disa thonë se krisjet janë më poshtë apo diku lart, një gjë është e qartë: kryeqyteti po ndëshkohet nga etja e shfrenuar për para.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Po fundja kush do u kerkoje llogari ranes dhe veliajt!!!
    Te gjithe funksionaret e drejtesise vete i kane emruar.

  2. Keta mire qe nuk kane frike nga populli dele , por edhe nga Zoti nuk kane me frike .
    Babezia duhet te marre fund duke marre ndeshkimin per te tmerrshem .
    Krimit te veshur me pushtet i duhet prere koka .
    Politikanet ne veting nga nje kompani e huaj dhe pastaj pisat e vertete ne litar.
    Mafiozet e Drejtesise ne litar dhe zevendesimi i tyre me te rinj te shkolluar jasht .
    Injorantet çojini te bejne bujkun , pastaj hajt e folim per ndryshim .
    Asnje ndryshim nuk mund te ndodh po nuk pati me pare drejtesi .
    Gjithçka tjeter qe thone kurvat e politikes jane propagande dhe dokkrra hini .

  3. E KANE PROJEKT TE TYRE ZHDUKJEN E KESAJ XHAMIJE DYSHJA RAMA -VELIJA E URREJNE KETE NDERTES NE PSMJEN KRYESORE TE SHESHIT SKENDERBEJ JA KETU DO JEMI NJESOJ SI TEATRI DO E PESOJ DHE XHAMIA KJO ESHTE PIKPAMJA E GREKUT RAMA.

  4. Ku eshte ai leshkoja nga Librazhdi,Gurra i Ps-se qe nuk flet tani qe ua shemben xhamine,fale pastrimit te parave dhe krimit !
    Te beje ndonje foto me Erion Ndragheten dhe edvin Mafien apo ndonje ecje me biçiklete dhe te dorezoje Iphonin qe i ka dhuruar Erion Velia ?!
    Kjo menxyre e bandes ne pushtet me krimin nuk do ishte e mundur pa Partine Socialiste dhe kupolen e saj kriminale !
    Keqardhje per besimtaret myslimane dhe qytetin gjithashtu qe po masakrohet nga e keqja,nga shpirtligesia e edi rames !

  5. Vëllai i Hekuran Dedës: Pas vrasjes, na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete! Myftiu i Tiranës hedh poshtë dëmtimin e minares së xhamisë së Et’hem Beut: Lajm i pavërtetë

  6. Çe duhet xhamia ne ate vend . Dhe Monumente Heroit komebtar GJ.K.S NDERBEUT Duhet hequr porosia vjen nga erdogani K.M jon e ka te ditur çfar do bej qe ti kenaq erdoganin e ndragehten

  7. ja kam dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction” sh.p.k. dhe në përfundim ata detyroheshin të kalonin në pronësinë time tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2.

    Të lartpërmendurit më kanë dorëzuar vetëm një apartament me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë dhe sipërfaqet e tjera të cilat duhet të ishin në pronësi time i kanë shitur tek persona të tjerë.

    Veprimet e kryera nga të lart-përmendurit plotësojnë elementët e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *