Ditën e sotme u botuan në media, disa përgjime të Antimafias Italiane, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj. Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.
Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.
Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.
Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai… /MCN TV/
Merobaziket e paskan koken me mut!
Edhe CendriFuga po ha mjekrren nga sikleti
DHE VJENE NJE DITE QE ZULLUMI TRASHET DHE ……………….. NE TURREN E DRUVE TE GJITHE POLITIKANET
Besnik Halili i ashtequajturi Niku paska edhe nje shoqeri ofshorr ne Dubai, cfare pret Spaku i leshit per te filluar hetimet ne Tirane apo jane te zene me korrupsionin e atij qe i dha 1.000 lek policit rrugor
Turpi dhe paaftesia e mbeshtjell me korrupsion nuk ka limit
Po qe drejtoresha e ministrise fiton tenderat me burrin e saj Niku ne konflikt te hapur interesi per QSUT , cfare pret KM yne qe nuk e shkarkon apo per sherbime ndaj atdheut e vlereson
Keta jane bandite te pangopur.
80 tendera ka fituar nga Niku vetem ngaministria shendetesise
Mos i hengshit leket e ketij populli, ilace ju bofshin
Nga memet është përmendur Niko pe-Leshi
Po cfare rendesie ka kush edhte “Niku” rendesi me ke ka lidhje niku, sepse, nese kryeministri, kryebashkiaku, do te ishin te pakorruptuar, nuk do te kishte Nik e keta Nikat e rilindjes nuk do perfitonin krejt tenderat e perlanin taksat tona. Ska nevoje me gjet Nikun, por te gjenden kumbari i vogel dhe i madh i tij, se aty, eshte pikenisja.