• |
ide | kryesore

Kush është “Niku” që lidh në përgjime Veliajn me Ndragetën italiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme u botuan në media, disa përgjime të Antimafias Italiane, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj. Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai… /MCN TV/



5 Comments

  1. Besnik Halili i ashtequajturi Niku paska edhe nje shoqeri ofshorr ne Dubai, cfare pret Spaku i leshit per te filluar hetimet ne Tirane apo jane te zene me korrupsionin e atij qe i dha 1.000 lek policit rrugor
    Turpi dhe paaftesia e mbeshtjell me korrupsion nuk ka limit
    Po qe drejtoresha e ministrise fiton tenderat me burrin e saj Niku ne konflikt te hapur interesi per QSUT , cfare pret KM yne qe nuk e shkarkon apo per sherbime ndaj atdheut e vlereson
    Keta jane bandite te pangopur.
    80 tendera ka fituar nga Niku vetem ngaministria shendetesise
    Mos i hengshit leket e ketij populli, ilace ju bofshin

  2. Po cfare rendesie ka kush edhte “Niku” rendesi me ke ka lidhje niku, sepse, nese kryeministri, kryebashkiaku, do te ishin te pakorruptuar, nuk do te kishte Nik e keta Nikat e rilindjes nuk do perfitonin krejt tenderat e perlanin taksat tona. Ska nevoje me gjet Nikun, por te gjenden kumbari i vogel dhe i madh i tij, se aty, eshte pikenisja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *