• |
ide | kryesore

“Me 100 mijë euro kap kë të duash në Shqipëri, korrupsioni atje është total”, edhe një eurodeputet në përgjimet e “Ndraghetas”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Franco Talarico që mbante detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit që vuri në pranga 50 persona në Itali për aferën korruptive prej 250 milionë eurosh, ka pasur si synim marrëveshjen me spitalet në Shqipëri.

Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, konkretisht “Il Gazzettino”, shkruan se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhje edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio 9të gjithë të përfshirë).

“Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet,”- është shprehur Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me to. Një ditë më parë, u finalizua operacioni që vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.



5 Comments

  1. S’ka mundesi, Rama tha se do bente SHTET, po sic duket dhe nga te huajt paska bere nje shtet bordell .Ky vend eshte i mare fund, e vetmja zgjidhje permbysja e kastes se Hajduteve pa din e iman ose trasten ne sjetull dhe vrap rrugeve te botes.

  2. S’besoj!
    C’lidhje ka Ndranghetta me nje tregtar te ndershem fiqsh si lalieri dhe nje piktor karriere si laliedi….?!

  3. Hahaha, ca shtet barbonash!!! Kot nuk thone qe shqipot nuk dijne te bejne shtet. Na vjen/nuk na vjen mire, barbona jemi. 😀

  4. Tani se direkt ju militantet e Lapsit, ku ishte emri ki Rames, Veliut, I Bashes apo dikujt tjeter, ata kane thene qe ne Shqiperi cdogje blihet se korupsioni eshte i madhe por e thena me te beren jane shume large, une di vetem se nga keto pergjime eshte vetem presidenti , ose fjala president e deghuar, edhe asgje me shume, Ore cfare mendoni ju se flet dikush me dike tjetefr edhe duhet denuar dikush tjeter? jo ore jo prisni te mbarojne te gjitha ceshtjet ne Itali edhe pastaj flisni,

  5. ja ketu gabojne shqiptatet ,tani shajne ramen si dikur shanin lulin dhe berishen ,popull pa memorie ……
    popull kar komplet
    vazhdoni votojini lulusgat dhe ramushat e metushat ti gezoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *