• |
ide | kryesore

Ndërron jetë ikona e brodkast-it amerikan, Larry King

-Instant, F1, Paparazzi



Me zërin e thellë, kumbues, Larry King foli me presidentë, udhëheqës botërorë, njerëz të famshëm, autorë, shkencëtarë, humoristë, atletë – dhe shumë të tjerë. Fituesi i Çmimit Peabody, me një karrier prej 6 dekadash, ndërroi jetë këtë të shtunë, në moshën 87-vjeçare, në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

Vdekja e intervistuesit të njohur u njoftua në Twitter në një postim nga studioja e tij, ‘Ora Media’. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha, por King ishte shtruar kohët e fundit në spital me COVID-19.

“Për 63 vjet nëpër platformat e radios, televizionit dhe medias dixhitale, me mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larry, të cilat qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si një reporter,” lexonte deklarata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *