• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Mira Forlan, aktorja e filmit Lost

-Instant, Paparazzi, Slider

Aktorja Mira Forlan është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja dhe menaxheri i aktores.


Forlan, me origjinë nga Kroacia, ka luajtur në serialin e njohur “Lost”, në rolin e Danielle Rousseau.


Familja e saj tha për BBC se aktorja humbi jetën për shkak të komplikacioneve që i kishte shkaktuar virusi i Nilit Perëndimor.

65-vjeçarja u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Los Angeles. Përveç serialit “Lost”, Mira Forlan ka luajtur edhe në 5 sezonet e serialit “Babylon 5” në vitet 1994-1998.

Më pas, solli në jetë djalin e saj të vetëm dhe publikoi një album muzikor me titull: “Këngë nga filmat që nuk janë bërë kurrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu