• |
ide | kryesore

Nisin protestat në Rusi, kërkohet lirimi i liderit të opozitës

Arkiva, Planet, Të fundit



Dhjetëra persona janë arrestuar ndërsa kanë shpërthyer protestat në të gjithë Rusinë në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Policia ka ndërhyre me dorcë për të shpërndarë protestuesit në rajonin lindor Khabarovsk. Autorittet kanë paralajëmruar ashpër që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny, duke përfshirë një zëdhënëse dhe një nga avokatët e tij, u arrestuan gjatë protestave të së shtunës.

Navalny është kritiku më i madh i udhëheqësit rus Vladimir Putin. Mbështetësit e tij bënë thirrje mediat sociale me thirrje për të tubuar në protestat që priten më vonë në deri në 60 qytete ruse. Ai u arrestua të dielën e kaluar pasi ai fluturoi përsëri në Moskë nga Berlini, ku ishte duke u rikuperuar nga një helmin i shkaktuar nga një agjent nervor në Rusi gushtin e kaluar.



1 Comment

  1. Kane dale punonjesit e ojq se nuk i le putini te marrin rrogen nga sorrosi edhe u ka derguar me western union
    Ketu tek ne keta qe aty protestojne jane ministra e zv minstra
    jo se do ndryshoje ndonje gje kur te vije PD ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *