• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Veliajt: Po përpiqeni t’i mbyllni gojën atyre që thonë të vërtetën

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se do të padisë në gjykatë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën për shpifje, duke zgjedhur të mos japë përgjigje për përgjimet e organizatës mafioze italiane Ndragheta, ku ai përmendet bashkë me Ramën.


Veliaj ka deklaruar se asnjë leje në Bashkinë e Tiranës nuk është ndikuar nga grupe interesash. Partia Demokratike nga ana tjetër ka reaguar duke thënë se nuk ka frikë nga proceset gjyqësore dhe se Rama e Veliaj po përpiqen t’u mbyllin gojën atyre që janë duke thënë të vërtetën.


“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar
Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.
Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.
Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.
As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, shkruhet në reagimin e PD.

Ish-deputetja e Partisë Grida Duma gjithashtu ka shkruar në rrjetet sociale se asnjë mjet nuk da ta ndalojë atë për të luftuar atë që është e vërtetë.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!
Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, tha Duma.

4 Comments

  1. PDja nuk i ka frike gjyqet….
    nderkohe:
    Sali Berisha eshte denuar per shpifje
    Ed thuthuqi eshte denuar dy here per shpifje, Ristani, Genc Pollo, Karabina, Kraja, Vokshi, Tabaku, Salinanji…… ne rastin e Babales ata mezi i shpetuan burgut. Republika e re i ngja me shume asaj se Gebelsit.

  2. KUR U BO EDHE KY VEMJA TRIM DO TE THOTE SE TRIMERA QEKA VTRTUT I PUSHTAVE .
    TRIM DHE CUB KY QE KA FRIK EDHE HIJEN E TIJ ….. O ZOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu