• |
ide | kryesore

Përgjimet e Ndraghetas, Veliaj nuk jep asnjë shpjegim, shfryn inatin me Grida Dumën dhe e kërcënon me padi (Reagimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të padisë në gjykatë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën për shpifje. Pa dhënë asnjë shpjegim për përgjimet e organizatës mafioze italiane Ndragheta, ku ai përmendet bashkë me Ramën, në një reagim zyrtar, Veliaj thekson se asnjë leje në Bashkinë e Tiranës nuk është ndikuar nga grupe interesash.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Kujtojmë se sot Partia Demokratike reagoi përmes ish-deputetes Grida Duma lidhur me përgjimet e antimafias italiane sipas së cilës përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.

“SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.” u shpreh Duma në deklaratën e saj, ndërsa theksoi se pas 25 Prillit, opozita do të çrrënjosë korrupsionin qeveritar.



9 Comments

  1. Po mire, po Ramen ku e gjetet, se ne pergjimet qe keni botuar deri tani ai sikur nuk permendej….apo jemi qe jemi veglat i kemi. As Ora News qe i botoi e para nuk e permendte Ramen…

  2. KETIJ VENDI I KA MARRE MUTI SHALET
    NUK KA SHPETIM PO NUK ZHDUKU KETE KASTE POLITIKANESH DHE SIDOMOS KRIMINELET E DREJTESISE

  3. SEKTI KEQ KY ESHTE AI QE LESHONTE BOJE TE KUQE MBI KOKAT E PROTESTUESEVE TE 21.JANARIT 1-KY DUHET TE ARRESTOHET PER STIMULIM KRYENGRYETJE ME PASOJ VDEKJEN 2-KUY DUHET TE ARRESTOHET PER SKENARIN E GRISELDES ME QELLIM MOS HAPJEN E NEGOCIATAVE DHE PASOJAT DIHEN 300000 SHQIPETAR LARGOHEN NGA SHQIPERIA.3-KY DUHET TE DENOHET ME BURG PER SHITJE FIQESH PA LICENC. KY DUHET TE DENOHET PER SHKATERRIMIN E TIRANES NGA QYTET NE KJOSKA DHE SHUMKATESH………………

  4. Nuk eshte pergjigjur keq. Nese do nje mafioz te korruptoj dike eshte pune e mafiozit. Hapni syte nga Erioni. Kur te vije ky ne krye do e kerkoni Ramen me kokerr te lotit.

  5. PO NUK U DENUA KY VEMJE , PALLOSHI , JEVGU GJIROKASTRES DHE NJE TUFE PEDERASTESH RILINDAS , SHQIOERIA DO SHKOJE KEQ E ME KEQ . DREJTESI OSE REVOLUCION

  6. Do te mbyllen dosjet, do te denohet per shpifje ndonje gazetar e kaq. Rrofte Zhdrejtesia. SPAK nuk eshte Anti mafia italiane eshte bashkpuntore e mbrojtese e mafias shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *