• |
ide | kryesore

Përgjimet e Ndraghetës/ PD thirrje SPAK: Heto lidhjet e Ramës e Veliajt me mafian italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetes Grida Duma lidhur me përgjimet e antimafias italiane sipas së cilës përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane. “SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.” u shpreh Duma, ndërsa theksoi se pas 25 Prillit, opozita do të çrrënjosë korrupsionin qeveritar.

“Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane. Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze. Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%”, tha me tej Duma.



5 Comments

  1. Keta e kane ne terezi, i bejne thirrje SPAK_ut per konference shtypi. Per te lare gojen se denoncim nuk ka. Daullja bam dhe qeni ham. Flasin brockulla me seriozitetin me te madh. I kujtojne SPAKut te bej detyren se keta e bene te tyren! Jo llafe por denoncim qe te besojne Shqipetaret.

  2. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha,o grida lajmero bildin tju ndihmoje,aty vetem meta doli por per liken ke frike ti bucja e kuvendit te salianjit

  3. Po SPAK – un kush e kontrollon qe nuk ben detyren osé ben shkelje. Askush, si lum kush eshte emruar aty, nuk punojne paguhen mire marrin RRYSHFETE e askush nuk I kontrollon. Kesaj I thone FAT me te madhe.

  4. Po SPAK – un kush e kontrollon qe nuk ben detyren osé ben shkelje. Askush, si lum kush eshte emruar aty, nuk punojne paguhen mire marrin RRYSHFETE e askush nuk I kontrollon. Kesaj I thone FAT me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *