• |
ide | kryesore

Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s/ Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Dosja që çoi në pranga rreth 50 persona në Itali ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë.


Përgjimet zbulojnë një rrjet njohjesh në Itali, përmes të cilave Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në këmbim të mbështetjes politike për funksionarët italianë.


Përgjimet dëshmojnë, se si ky person gjeti kontaktet deri në Tiranë, për të arritur tek ndërtimet shumëkatëshe të kryeqytetit shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se me paratë e mafias dhe lidhjet në politikë, Antonio Gallo njihet me avokatin Claudio Larussa, me të cilin planifikoi investimet në Shqipëri, së bashku me një ish oficer të policisë italiane. Ky i fundit përmend edhe emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini dhe ndikimin e tij tek politikanët shqiptarë.

“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakort. Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm. “Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë” citon sot përgjimet gazeta La Republika. 

Gazetarët italianë premtojnë të zbardhin të tjera zhvillime nga dosja në ditët në vazhdim, ndërsa i kanë kushtuar një vend të veçantë planeve të të përgjuarve për investimet në Shqipëri. Deri tani, biseda më pikante e Antonio Gallo është ajo me një sipërmarrës tjetër, Antionio Speziali. Të dy komentojnë avokatin Klaudio Larussa dhe një kontakt të tij në Tiranë, një biznesmen me emrin “Niku”. Ai përshkruhet si një person, lidhjet e të cilit shkojnë deri tek kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija.

Të dy flasin se si Larusso ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj për investimet në kryeqytet. Në bisedë flitet edhe për çmimet e shitjes, një metër katror që shkon deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Biseda është pjesë e dosjes me thuajse një mijë faqe. Konteksti ka të bëjë me investimin e parave të krimit italian në vendin tonë në fushën e ndërtimeve, një temë e cila është trajtuar shpesh nga mediat vendave apo nga raportet ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Kulla 25 katshe/ Paratë e kujt fshihen pas saj

Skema e pastrimit të parave në ndërtim, e shpjeguar nga Veliaj në vitin 2019

Mënyra se si Erion Veliaj e ka shpjeguar skemën e pastrimit të parave të pista në fushën e ndërtimeve në Tiranë përkon me atë që tregojnë italianët e përgjuar nga Antimafia. Sipërmarrësit e lidhur me Ndragheta-n flasin për një sekser me emrin “Nik”, që arrin të ketë kontaktet e duhura dhe bën lidhjen mes tyre dhe autoriteteve.

Edhe Veliaj gjatë një interviste në Opinion, në Mars të vitit 2019, kur është pyetur për pastrimin e parave në kantieret ë ndërtimit foli për shitblerjen e lejeve të ndërtimit nga një dorë në tjetrën. Kryebashkiaku ka treguar se nga momenti që ai jep lejen e ndërtimit, ajo konsiderohet një pronë. Si e tillë mund të shitet diku tjetër dhe pas kësaj, Bashkia është e shfajësuar nga çdo përfshirje në skemën e pastrimit të parave. VIDEO KETU

PJESE NGA BISEDA NE OPINION

Fevziu: Duke iu referuar një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit që flet për pastrimin e parave të pista në ndërtim, doja t’ju pyesja: A keni ju shqetësim që para të pista, që kanë ardhur nga kanabisi, nga tregtia e kokainës, heroinës, mund të jenë investuar në ndërtimet në Tiranë? A rrezikon që paratë e pista të hidhen dhe të pastrohen përmes ndërtimit në Tiranë?

Veliaj: Të paktën kullat e mëdha, apo në lidhje me ndërtesat ikonike ne gjithmonë kemi bashkëpunim me prokurorinë dhe me Agjensinë e Pastrimit të Parave.
Fevziu: A verfikohen përpara?
Veliaj: Çfarë ka ndodhur… çfarë ka ndodhur… është njësoj si ti sot, të kesh blerë orën, a këpucën, a kollaren nga dikush që i ka vjedh dhe i ka shit në dyqan. Pra ka ndodhur që dikush merr lejen dhe e shet te një palë e tretë, aty nuk është Bashkia më që e kontrollon, pra bashkia…
Fevziu: Kush verifikon më pas?
Veliaj: Është institucioni i pastrimit të parave.
Fevziu: Pra, ndodh që e marrin lejen dhe e rishesin me…?
Veliaj: Si çdo lloj prone, pra në fakt, kompania që ka marrë lejen, është një pronë, siç shet dyqanin, nuk e ndalon dot. Në këtë fazë janë ata që kontrollojnë transaksionet bankare, pra ne nuk jemi institucion ligjzbatues.

Ndryshimi mes skemës së pastrimit që ka përshkruar Veliaj në Opinion dhe historisë që tregojnë italianët, është se sipas tyre vetë Erion Veliaj është takuar personalisht me avokatin Laruso.

Mbingopja me ndërtime/ A rrezikohet flluskë në kryeqytet?

Raportet ndërkombëtare për pastrimin e parave të pista në Tiranë

Gati 3 milionë metër katrorë leje ndërtimi për 1,028 ndërtesa të reja janë dhënë nga Bashkia Tiranë, sipas INSTAT në harkun kohor 2017-2019. Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë kohore në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet u pastruan në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë.

Lexo edhe: Edi Rama shpjegon korrupsionin me lejet e ndertimit ne Tirane

Raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, thekson se për 3 vitet, 2017-2019 janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

“Një ekspert i pastrimit të parave në Shqipëri vlerësoi se afro 500 milion euro u pastruan përmes sektorit të pasurive të patundshme në vitin 2019 në këtë mënyrë. Duke përdorur të njëjtën llogaritje për vitin 2017 dhe 2018 rezulton përkatësisht se u pastruan 320 milion dhe 570 milion €. Kjo e çon vlerësimin total të pastrimit të parave në 2017-2019 në 1.6 miliardë euro”, thuhet në raport.

Debati në TV/ Si gënjeu Arbi Mazniku për lejet e ndërtimit të Veliajt

 

Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave. Mungesa e mekanizmave parandalues, efektivitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional renditen ndër arsyet kryesore të përkeqësimit të situates.

Si e ka justifikuar Veliaj bumin e ndërtimeve në Tiranë

Në tetor të vitit 2020, gjatë emisionit Open, kryebashkiaku Erion Veliaj u pyet për akuzat që i bëhen në lidhje me ndërtimet e larta në Tiranë. Ai tha se është më mirë për kryeqytetin që ka kulla. “Në Tiranë vijnë rreth 22 mijë persona në vit. Nuk mund t’i linim ata poshtë urës. Nuk mund të tregohemi racistë. Kjo tregon se vlera e Tiranës është rritur. Deri tani janë 3 kulla ku janë hotelet më prestigjoze. Aty punojnë të rinjë shqiptarë që mbajnë familjen me bukë.

Erdhëm ne më herët tani s’do i lëmë të tjerët të vijnë në Tiranë. Unë them më mirë që ka kulla dhe të rinjtë punojnë aty sesa të rrinë në shkallët e pallatit. Qendra e Milanos, qendra e Londrës, qendra e Neë Yorkut është me kulla”, është shprehur Veliaj.

Show i anti KÇK/ A luftohet krimi pa hetuar lejet e Veliajt në Tiranë?

A arritën ta realizojnë të dërguarit e Ndragheta-s investimin e tyre në kullat e Tiranës? Pyetja ende nuk ka përgjigje. Mund të zbulohet vetëm gjatë zhvillimit të procesit apo nëse dosja përmban të tjera përgjime. Por sido t’u ketë shkuar pazari italianëve, përgjimet janë pjesë e një panorame, me të cilën përputhen plotësisht. ©Lapsi.al

Nuk ndalen kullat në Tiranë, Erion Veliaj pesëfishon sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi

46 Comments

      1. SPAKU ESHTE ME HAJDUT DHE KRIMINEL SE VETE HAJDUTET DHE KRIMINELET . O NJERI AKOMA BESON TEK KETA TE SUPERKORRUPTUAR????????? .

      1. N. Jaka. Me duket se eshte i PD.
        Muter jane te gjithe.
        Edhe ju si portal. Pse nuk e jepni te gjithe pergjimin?
        Pse nuk jepni pjesen ku permendet Meta?
        Ku ta lexojme ne, po nuk e dhate ju?
        -Cfare? -Se mos jeni vetem ju?
        – Po ku ta gjejme?
        – Ka pak portale te tjera.
        Aty lexon se eshte i perfshire dhe Likja.

      1. Besnik Halili rraca me e keqe e biznesmenit ne Shqiperi. Urith I mbeshtetur nga gruaja si drejtoreshe ne Ministrin e Shendetesise.

        Konflikt I hapur interesi, furnizon gjitha spitalin QTU me bombula gazi.

        Ndermjetesi per pazare pallatesh dhe ne Tirane

        Nuk kuptoj si prokuroria italiane ka gjitha keto pergjime kurse SPAKU yne I leshit asgje.

        Turp per ju qe quheni Spak dhe ata qe ju sponzorizuan.

        1. Zzzzzzpakuuuu me 8 prokurore sigurimsa.dhe fmij spiunash…

          Ke lujt mendsh qe thu spak, aazzzzzzpaku eshte thjesht si objekt reklame, punen e ka me te vdekmit dhe ylli ndroqin.

          Tu thafte gjuha qe thua spaku per lali erin apo edi ramen

          Mos tu ngrefte me k…..kshu mallkojne kurvat e spakut

  1. Prandaj ka fsheh surratin e zverdhosur nga rrenat ai Lalke Eri e ka nja 2 dit qe i ka lene rehat ekranet e TV!

  2. spak-u dhe reforma në drejtësi…

    Dmth gjitha pallatet dhe kullat që janë ngritur në Tiranë nuk janë pjesë e pyllit orbital dhe strategji që të strehojnë jabanxhinjtë nga poshtë urës në kullat e larta?

    Kanë shkatërruar gjithçka që ka qenë pjesë e historisë së këtij qyteti, kanë shembur Teatrin, nuk kanë lënë asnjë park në Tiranë, kanë ngushtuar rrugët, e kanë kthyer qytetin në një kotec betoni që emeton vetëm smog dhe stres.

    Nuk janë jo vetëm lejet e dyshimta, jo vetëm ku janë ndërtuar, jo vetëm kush i ka ndërtuar, jo vetëm me çfarë parash janë ndertuar,
    Por është dhe  çmimi stratosferik që kanë apartamentet në Tiranë, në 2015 lali dhjeri në fushatë deklaronte që kishte me mijëra apartamente të pashitura dhe tregu ka qenë i saturuar, si ka mundësi që edhe pse ky personalisht dha me qindra leje ndërtimi përsëri çmimi vazhdon e rritet edhe pse ska llogjikë ekonomie tregu.
    Shpjegimi i vetëm është që kanë ndërhyrë artificialisht për të mbajtur çmimet e larta në shërbim të pastrimit të parave.
    Nëse do ketë hetim ndonjë ditë duhet te hetohen dhe agjensitë e pasurive të paluajtshme.

    Plerion Velina është në rrugën e liderit suprem komandant ajatollah sulltan surreli i I

    ps: a do i bëjnë thirrje ambasadoret SPAK-ut që të kryejnë hetime ndaj nikos dhe kryetarit te bashkisë….

  3. O njerez kur do ta kuptoni qe jemi ne kapitalizem dhe kapitalizmi keshtu funksionon ne te gjithe boten dhe per kete mjafton te kujtojme fjalet e Espinozes te filmi Oktapodi kur thote qe ne(mafia)jemi si vaji i makinave,i cili ti ben duart pis,por ama pa vaj nuk punon motorri dhe nuk ecen makina,keshtuqe kushdo qe te vij ne pushtet keshtu do veproje se keshtu funksionon ne gjithe boten dhe keshtu ecen perpara ekonomia,nuk zhvillohet vendi duke mbjellur patate,shiko Ameriken qe arriti aty ku eshte arriti nga korrupsioni dhe kriminaliteti dhe jo duke mbjelle grure dhe groshe…

    1. @ paemer ora 10:47

      Po k*ri po, bravo na iluminove me teori filmash.

      Apo vazhdoni me dogmen e ktyre qe keto gjera ndodhin gjithandej e behen dhe filma, keshtu qe te gjithe jane njesoj dhe sja vlen te heqim ramen

    2. ESHTE E KUNDERTA E KESAJ QE THUA TI . E NISEN ME PISLLIK POR KUR E KUPTUAN SE ISHTE ANARSHI TOTALE DHE VARFERIM NDERRUAN KURS MENJEHERE . SHTETI BENE SHTETIN DHE MAFJA MAFJEB POR KUR SHTETI I BENE TE DYJA ATEHERE TE KA MARRE MUTI SHALET ME KOHE

  4. Ky është një lajm shumë i rëndë për Shqipërinë.
    Drejtësia italiane ka arrestuar një grup prej 50 personash mafiozë capo të Ndraghetës e ku përmenden lidhjet e tyre edhe me ministra shqiptarë e mediat më të mëdha si Klan apo T.CH e media të tjera të kapura nga qeveria, japin lajme se çfarë thotë Rama apo ministrat e tij për “sukseset” e qeverisë e nuk e përmendin fare lajmin e bujshëm nga Italia.

  5. Kam vënë re se edhe kur ndonjë media poston ndonjë video që demaskon thëniet e dikurëshme të krerëve të “ripjelljes” së krimit, këto video bllokohen nga dikush.
    Kush e bën këtë çensurë dhe pse nuk demaskohet publikisht kjo dukuri antidemokratike ?

  6. Une kam bindjen se Ndrangheta nuk mund te kete lidhje me nje tregtar te ndershem fiqsh si E.Veliaj dhe nje piktor karriere si E.Rama

    1. Ore budallenj italianet. Greket qe kane shtet mafioz ne rrenje i kaparosin keto pune ne Allvani pa shume llafe.
      Jo po mafia jo po sekseret jo po avokati a politikani.
      Greku ka mafiozet ne politike e shtet mafioz. As qe i afrohet shtetit italian. Te gjoret italiane. Bien brenda menjehere.

  7. O i ores 10:47 kapitàlizmi dhe demokracia nuk funksjonon ashtu; ekonomia e zeze e mafjoze pjes e tij esht po kur dominon komplet ekonomin si te ne mbyt edhe kapitalizmin edhe demokracin; nuk ka as krijim as progres; prandaj nese Amerika terhiqte emigrant ne kapitalizmin e saj te ri te ne ata largohen;

  8. Me leket e fiqeve beri dy dasma,kurse me lekete palmave???? E mbani ment sii u perbetua qe ne Tirane nuk do hidhesh asnje lopat betan dhe jo te ipeshin leje per kulla,sec na doli ajo puna e 20% se kush ja mesoj krye.k. te bashkise dhe ky u zhvirgjerua .”Punembaruari”i bashkise kush e di sa mekate ka mbi kurriz.

  9. Cfare ben SPAK fle gjume.

    Duhet te kerkoje URGJENT rregjistrimet ne prokurorin Italiane se kohe qe aty dalin emrat e shtetasve shqipetar.

    Te ngelet Veliaj ne dore te Besnik Halilit dhe gruas te tij Luna nuk e ha mortja, kuptohet sa eshte degjeneruar kjo pune.

  10. Hajde shesim fiq!sufllaqe per bodrumaxhinjte ,mashtrime per qorrat,dhe ne darkojme te Nusreti…
    .Ju votoni ,se do votoni skeni ku shkoni ne prape do t’u mbjelim si lopet .Cudia me e madhe ne kete vend 3 dite zgjat Thone se sote fillon faza e dyte e vaksinimit,ja ke bere dhurate kirij te gjatit vete Kim Jong Un.

  11. Me këtë mafie-qeveri, as mos mendoni se do të ketë zgjedhje të lira.

    Mafiozët komunist janë gati të derdhin gjakun lumë për të mbrojtur vjedhjet dhe pushtetin.

    Opozita dhe qytetarët e ndershëm duhet të përgatiten ta rrëzojnë me dhunë edvin-mafien me 26 prill.

    Vdekje rilindasve-mafiozë!

  12. JO ME GJATE SE DJE SHKROVA PER TY MASKARA SEKTI KEQ DHE THASH QE NE CDO 100.M KE MBIRE NJE KJOSKE KE NGUSHTUAR RRUGET E TER TIRANES NE SHERBIM TE KETYRE KJOSKAVE DHE NE CDO 100. KE MBIRE NJE KULLE SHUMEKATESHE KETA BEMAT E TUAJA PER PASTRIM PARASH PARA 1 JAVE U DISKUTUA QE XOXA KESHTE BLERE NJE HYRJE 170.M KATEROR ME 85 MIJ ERO DHE TE GJITHE MASKARENJE U MOREN ME 85 MIJ EROT DHE JO ME CMIM IN AJO HYRJE KUSHTON NE TE PAKTEN 410000 PRA KATERQIN E DHJET MIJ ERO JO 85 MIJE ERO SEPSE TY HYRJE NEK E MORE NE LAKNAS KAMEZ VALIAS APO NE PATOK E MORE NE QENDER TE TIRANES PRA MUNGOJNE 410000 MIJ ERO KU I MORE KU I GJETE SI DO I JUSTIFIKOSH APO ME FIQ QE KE SHIT NE TE ZEZE DAMEN TA BERI NENA SHTEPIN TA BERI GRUAJA PO TI CFFARE BERE MORE IMORAL NJERI SEKTI KEQ NE BURG E KE VENDIN.

  13. Ky eshte skandal shteteror. Nese do kishte shtet ligjor krejt qeveria e kryetari i bashkise duhej te kishin dhene doreheqjen urgjent. Spak po me te njejten urgjence sot duhej te kishte shkuar tek Prokuroria Italiane,
    per te marre te dhenat, sepse prokuria Italiane ka kohe qe i ka hetuar, ka qepur mire provat e krimit, pastaj ka leshuar urdher arrestet, jo si ne shqiperi qe arrestohen personat, pastaj mblidhen “provat”, ne varesi te peshes financiare apo politike te personave, ca i prishin dhe fshehin, e ca i krijojne. Edhe pa faj, sot KM duhej te dilte ne konference per shtyp para qytetarve, e ke kerkonte urgjent hetimin e ketij skandali.

  14. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha,ja ky mirditori i lulzimes me pasuri 5 milion euro rashness te sekuestruara do te numuroje votat e lulzimes e tabakut

  15. Ore, te gjithve tu sekuestrohen, por problemi eshte shteti i lidhur me krimin, ka premisat te inkriminoje gjithe shoqerine. Jo vetem ata vellezrit, por kushdo qe ka biznese, e ka bere ndertime pa fund, ka pasuri patundeshme pa fund, ku me pagat ne fuqi, nje rrogtar nuk mund te bleje nje apartament te thjeshte, ti behet bilanci i pasurive dhe mundesia per ti patur ne raport me bilancet e pagesat prane tatimeve. Ketu duhet filloj hetimi, per zyrtaret e cdo rangu, per shtetar pushtetzr, per biznesmenet, e rezultati del vete, pa me te voglin dyshim. Tu sekuestrohen pjeset e teperta, e tu jepen atyre qe jane ne veshtiresi. Nuk besoj se vellezrit Marku jane kupola e krimit, pa paragjykuar pafajsine, ata jane peshqit e vegjel. Ne shqiperi nuk ka kapitalizem, sepse nuk ka prodhim, thjeshte ka pastrim, e pasurim vertikal, trafikant deri ne kupolat e pushtetit, sipas hierkise.

  16. Po niko peleshbythe i miellit serb? Po arben evgjiti, po mimi, po majlinda, po rruli, po maloket e laberise dhe te malcise po pidhrobshat e tjere qe nuk mbarojne se numeruari?
    Gjindje letyre. Doni evrope? Mut me gaveta. Sa te filloni te hani njeri tjetrin.

  17. Sa here Lalke Erin te shikoni,
    kurre pra juve mos e harroni,
    se c’ka pellitur ky krric me par,
    me ato rrenat e tij kudo mullar…

    “Miq, banditet e pushtetit Berishes kane rrembyer dhe i kane abortuar foshnjen Griseldes se Artur Roshit te Kavajes! Kush vjedh foshnja, vjedh dhe vota etj, etj…”

    Griselda nuk ishte fare shtatzene dhe u vertetua ai llafi i lashte “…e ben dhe priftin me barre…”

  18. Si u bë kallëzimi në Prokurori për vjedhje të pronës dhe mashtrimin nga Duma dhe ortaku i saj biznesmen,po likja me ilir kullen pse nuk shkruani ju shpellkare te cecenit salih,apo po te shkruani per keto ju varin nga llapa o bythqira qe keni gjithe diten qe hani supe falas por dosja eshte shume me e madhe se kjo qe tregon lapsi i likes

  19. Keta jane politikanet tane qe ju i besoni verberisht . Te majt e te djathte jane hajduter me damke por rilindasit jane lubi ne vjedhje . Mos u besoni ketyre zdromsave , ju duan voten vetem per t’ju vjedhur dhe poshtruar .
    Militant , mos harroni 25 prillin . Politikanet duan byth dhe para . ju bythet i keni dhe skllever jeni . Ju puth fort dhe ju du shume , mos harroni te votoni ne 25 prill —- me respekt( vetem per ate dite) politikani juaj qe do ju qi deri ne rreze dhe do ju vjedh edhe astaret e xhepave .

  20. Problemi i shqupsave dhe anal istave te tyre eshte se keto lloj lajmesh nuk i pjerdhin 1 milion shuplakat e ps .Qadra eshte shpetimi per humbjen e radhes se shqupit.

  21. Lapsi i Andi Bushatoviçit po shkruan me bojën që po nxjerë nga bytha ILIR METAPIDHI Andi Bushatoviç e shlyve kredin e shpis duke dhjerë nga goja e duke fol me byth

  22. Lapaqitesi i oreve 18:46 dhe 18:53 eshte i perhershmi Ethem Lalaj nje ish kapterr enverist matuf qe ka detyre partie te mbaje gojen perdite te byth e Mender Bazes dhe ti kopjoje ketu te Lapsi.al.
    Meshirojeni dhe qeshni me kete budall.

  23. Vëllai i Hekuran Dedës: Pas vrasjes, na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!O etem lalaj qe shkruan me emrin meteh dhe ben ketu si nje picked hije te zgjebosur,nuk i ha njeri keto o lalaj

    1. Nuk te shkojne ketu kopjet nga Uturaku TemA o kapterr Ethem Lalaj qe ke turp nga emri yt. Dhe ke te drejte te kesh turp, eshte emri i njeriut me karagjoz ne rrjetet sociale. Langaraq legen pa pagese i Rilindjes me mision te hash mut te byth e Mender Bazes dhe te vjellesh diarre ketu.

  24. Shqiperia ka rene ne duart e nje sekti te rrezikshem qe per para eshte gati te bej gjithshka.Atyre pak u intereson nese demtohet ambienti apo urbanistika qyteteve, rendesi ka misioni i tyre . Pa u larguar ky grupim i ndyre njerezisht nuk ka shpetim ai vend, do rrime e shajme e komentojme neper portale e rrjete sociale por fakti eshte qe sdo tia dije haleja nga pordhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu