• |
ide | kryesore

Sherr me Fonseca, divorc brenda muajit: Dzeko hedh sytë nga Juventus

-Instant, Sport



Kthehet ngrica mes Edin Dzeko dhe Romës, një marrëdhënie që mund të përfundojë në javët e ardhshme, apo edhe në muajt e ardhshëm, gjithnjë nëse gjithçka nuk rregullohet ashtu siç ndodhi në sesionet e fundit të merkatos kur boshnjaku ishte afër Chelsea, Inter dhe Juventus para konfirmimit tek verdhekuqtë. Por këtë herë situata duket se është e pakthyeshme për disa arsye, aq sa sulmuesi mund të largohet nga kryeqyteti në fund të muajit.

Kapiteni i Romës ka thyer raportin me Fonsecan (i cili shmangu temën në konferencë), një marrëdhënie e krisur që nga eleminimi nga Europa League në gusht, kur Dzeko u ankua për taktikat e Romës “të dominuara në të gjitha aspektet” nga Sevilla. Por tani është vetë klubi roman që vlerëson pozicionin e lojtarit, kapiten dhe më i paguari i ekipit, i zhgënjyer nga sjellja e tij për shkak të grindjes me trajnerin menjëherë pas eleminimit nga Kupa e Italisë kundër Spezias dhe, për këtë arsye, i përjashtuar nga ndeshja e sotme gjithnjë kundër ligurëve.

Friedkin në fund të vitit kanë në mendje një lloj revolucioni që do të prekë si stolin (objektivi Allegri) ashtu edhe lojtarin e tij më përfaqësues, Dzekon saktësisht, një rrugë që të çon në dy udhëkryqe. Nëse portugezi do të humbasë ndaj Spezias, rrezikon të shkarkohet menjëherë dhe atëherë sulmuesi do të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit. Në hipotezën e kundërt, fiton Roma dhe Fonseca konfirmohet, atëherë boshnjaku do të ishte i pari që do të kërkonte të largohej e një sinjal në këtë kuptim ka mbërritur tashmë tek drejtuesit verdhekuq.

Për momentin është e vështirë të hipotezohet një destinacion, edhe sepse situata është e freskët dhe mund të ndryshojë nga ora në orë. Zgjidhja e parë që vjen në mendje është ajo që të çon te Juventusi, që e donte që në verë dhe është në kërkim të një sulmuesi. Edhe Conte do të donte gjithashtu Dzekon por situata ekonomike e Inter nuk lejon investime të një madhësie të caktuar, duke folur për pagat (dhe për një lojtar që shkon drejt 35 vjetëve).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *