• |
ide | kryesore

The Times: Olimpiada është anulluar! IOC e mohon: “Eshtë false”

-Instant, Sport



Pas mohimit të qeverisë japoneze në lidhje me një vendim që është dhënë si i marrë tashmë nga ekzekutivi për të anulluar Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë, për shkak të Covid dhe mundësisë pasuese për ti organizuar Lojërat vetë në 2032, ka mbërritur i menjëhershëm edhe ai nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. “Është një lajm i rremë, të gjitha palët po punojnë së bashku për të organizuar me sukses Lojërat këtë verë”.

Lajmi i dhënë nga gazeta britanike The Times që, duke cituar një zyrtar të qeverisë japoneze ka shkruar për një marrëveshje të nënkuptuar mbi pamundësinë e zhvillimit të Lojërave Olimpike këtë verë, duke shpjeguar se qëllimi tani është – të “përpiqemi të ruajmë fytyrën” – përcaktimi i një date të re të shtyrë në kohë, me sa duket në 2032, vendi i parë i përdorshëm i lirë.

“Dëshirojmë të hedhim poshtë çdo hamendje të shkruar në artikull – tha nënkryetari i kabinetit japonez Manabu Sakai në një konferencë, duke shtuar se në dritën e asaj që po ndodh globalisht për shkak të pandemisë, qeveria do të duhet të marrë një vendim së shpejti.” Deri atëherë ne mbetemi të vendosur për të bërë atë që është në fuqinë tonë e të ecim përpara me organizimin e Lojërave, “vazhdoi Sakai. Të njëjtën ditë, gjatë seancës parlamentare, Kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria po shqyrton masa të veçanta anti-Covid për të pritur Olimpiadën me një nivel të besueshëm sigurie. Dje, në një intervistë me agjensinë Kyodo, presidenti i komitetit olimpik Thomas Bach siguroi se Lojërat do të mbahen dhe, aktualisht, nuk ka asnjë plan B, por duke mos përjashtuar idenë e një ulje të numrit të spektatorëve.

KOMUNIKATA E IOC
“Po qarkullon lajmi se qeveria e Japonisë ka vendosur që Lojërat Olimpike të Tokios do të anulohen për shkak të pandemisë. Kjo është absolutisht e rreme. Të gjitha palët e përfshira po punojnë së bashku për t’u përgatitur për Lojërat. Do të zbatojmë të gjitha masat kundër Covid për të zhvilluar të sigurta Olimpiadën e verës së ardhshme. Në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të IOC në korrik të vitit të kaluar, u ra dakord që ceremonia e hapjes së Lojërave Tokyo 2020 do të mbahej në 23 korrik të këtij viti, dhe programi dhe selitë e Lojërave janë ristrukturuar në përputhje me rrethanat. Të gjitha palët e përfshira po punojnë së bashku – lexohet në deklaratë -. Do të zbatojmë të gjitha masat e mundshme kundër Covid dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me IOC, Komitetin Organizativ dhe Qeverinë Metropolitane të Tokios për t’u përgatitur dhe për të siguruar Lojëra të Sigurta këtë verë. Së bashku me partnerët dhe miqtë japonezë, IOC është plotësisht e përqendruar dhe angazhuar për një edicion të suksesshëm të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike këtë vit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *