Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar kanë dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ-ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetares së KQZ-së. Të njëjtën gjë, VV ka argumentuar edhe në deklaratë. Nga Vetëvendosje shprehen të bindur se për VV do të certifikohet lista e plotë, bashkë me kryetarin Albin Kurti.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, deklaron Lëvizja VETËVENDOSJE.
ja kam dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction” sh.p.k. dhe në përfundim ata detyroheshin të kalonin në pronësinë time tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2.
Të lartpërmendurit më kanë dorëzuar vetëm një apartament me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë dhe sipërfaqet e tjera të cilat duhet të ishin në pronësi time i kanë shitur tek persona të tjerë.
Veprimet e kryera nga të lart-përmendurit plotësojnë elementët e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 të Kodit Penal.