• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal bën figurë të keqe në Fa Cup: eleminohet me autogol kundër Southampton

-Instant, Sport, Video



Në raundin e 32 të Fa Cup, Southampton orkestroi goditjen e ditës duke eleminuar Arsenal të Artetas. Një autogol i pafat nga mbrojtësi i Gunners Gabriel Magalhaes, që devijoi një krosim të ulët të Walker-Peters në minutën e 24, ishte i mjaftueshëm për 1-0 përfundimtare. Kampionët në fuqi ndërpresin kështu momentin e mirë pas gjashtë rezultatesh pozitive radhazi: në fakt nuk kishin humbur që nga 22 dhjetori, përballë Manchester City në Kupën e Ligës.

Vërtetë, formacioni në fushë nuk ishte pikërisht ai i rasteve të mëdha, por një eleminim i Arsenalit në raundin e 32 gjithmonë bën zhurmë, veçanërisht kur ishin kampionë në fuqi të turneut. Në raundin e dytë kaloi Southampton, që i mjaftoi të shijonin ‘zjarrin miqësor’ të Gunners dhe të rezistonin në pjesën e dytë për të eleminuar një nga skuadrat e mëdha. Në fakt, pjesa e dytë është një invazion i plotë i skuadrës së Artetës, por duhet thënë se tentativat e skuadrës së Hasenhuttl nuk munguan, madje ishin mjaft të rrezikshme. Thelbi, sidoqoftë, është se Arsenal rikonfirmohet si një ekip plot luhatje, shpesh i paaftë për të kryer detyra që nuk janë të pamundura. Thyen serinë e tij të rezultateve pozitive radhazi, pas gjashtë ndeshjesh dhe gjen humbjen një muaj pas disfatës në Carabao Cup përballë Manchester City.

Edhe para avantazhit rokambolesk, Southampton ishte treguar i rrezikshëm: veçanërisht në çerekorëshin e parë, kur Leno duhet të japë më të mirën e tij për të ndaluar që Che Adams të finalizonte nga një distancë e afërt. Pastaj erdhi minuta e 24-të, kur Walker-Peters përfitoi nga një gabim në vendosjen e Elneny dhe provoi nga e djathta për të vendosur topin në mes. Aty këmba e Gabriel Magalhaes korrigjon trajektoren duke befasuar portierin gjerman. Gjatë ndeshjes Arteta u mundua të fusë lojtarët më të mirë dhe të thyejë rezistencën e vendasve, por Forster i mohoi barazimin Nketiah dhe skuadra e Hasenhuttl vuajti por ia doli në 20 minutat e fundit të rrethimit.

ENGLAND – FA CUP
Southampton 1 – 0 Arsenal
Barnsley 1 – 0 Norwich City
Brighton & Hove Albion 2 – 1 Blackpool
Millwall 0 – 3 Bristol City
Sheffield United 2 – 1 Plymouth Argyle
Swansea City 5 – 1 Nottingham Forest
West Ham United 4 – 0 Doncaster Rovers



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *