• |
ide | kryesore

Video/ Milan dërrmohet nga Atalanta në San Siro: Inter ngec në Udine

-Instant, F1, Sport, Video



Rrëzohet keq Milan në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit të Serie A, i thyer në shtëpi 0-3 nga Atalanta e Gasperinit. E megjithatë kuqezinjtë janë kampionë të dimrit sepse Inter që mund ti rrezikonte vetëm me një farë kombinimi, nuk shkon më shumë se 0-0 në transfertë me Udinesen. Zikaltrit e Conte dështojnë në mundësinë për të barazuar kushërinjtë në majën e renditjes dhe qendrojnë dy pikë pas.

MILAN – ATALANTA 0-3
Në ditën në të cilën Milani mund të kthehet për të festuar titullin e “Kampionit të Dimrit”, skenën në San Siro e mori të gjithën Atalanta, duke dominuar ndeshjen dhe duke cuar në shtëpi një 3-0 e cila, paradoksalisht, është i rri ngushtë zikaltërve. Lëvizja muskulore e Piolit për të vendosur centimetra dhe forcë fizike në mes të fushës me Meiten pas sulmit nuk solli rezultatet e shpresuara për kryesuesit, asnjëherë në lojë dhe gjithmonë në mëshirën e veprimeve të Ilicic dhe organizimin taktik të bergamaskëve, të aftë të anulonin pikat e forta të Milanit, duke i ndëshkuar me tre gola, por që mund të ishin shumë më tepër. Pas dy rasteve për Hateboer e një goditje të Ilicic, goli i avantazhit erdhi në zhvillimet e një goditje këndi me Romeron, që befasoi Kalulu duke shënuar. Për mbrojtësin argjentinas një ndeshje monumentale kundër Ibrahimovic me një gol e një asist. Ilicic shënoi golin e dytë me penallti, të shkaktuar nga Kessie, ndërsa Zapata bëri tris duke vulosur fitoren e Atalantës që shkurton kështu renditjen ndaj dy të parëve në klasë. Për kuqezinjtë është humbja e tretë e sezonit me një emërues të përbashkët: tre golat e pësuar pas atyre nga Lille dhe Juventus.



UDINESE – INTER 0-0
Mund të barazonte rivalët e qytetit në vendin e parë në javën e 19 të Serie A, por nuk ndodhi kështu. Inter barazon 0-0 me Udinese, por kaq nuk mjafton për të përfituar nga disfata e kuqezinjve e tani mbetet 2 pikë larg tyre. Një hap prapa për skuadrën e Conte në krahasim me ndeshjen e fituar kundër Juventus, të pazotë të thyenin barrierën e 11 friulanëve që mbronin përpara Musso. E pikërisht numri 1 argjentinas që bëri diferencën duke bërë një super pritje në konkluzonin më të rrezikshëm të Martinez në minutën e 23′, rasti më i mirë i gjithë ndeshjes për miqtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *