• |
ide | kryesore

Video/ Shemben Leipzig e Leverkusen në Bundesligë: Bayern e ka rrugën të hapur

-Instant, Sport, Video



E shtuna e javës së 18 të Bundesligës i buzëqesh Bayern, pavarësisht se do të zhvillojë ndeshjen e tij nesër kundër Schalkes të vendit të fundit. E dyta dhe e treta e klasifikimit humbasin njëkohësisht: Leipzig dështon 3-2 në Mainz ndërsa Leverkusen dorëzohet 1-0 kundër Wolfsburg (tani i treti bashkë me Bayer). Bavarezët mund të fluturojnë në +7 mbi ndjekësit direkt. Pesëshe e Eintracht në Bielefeld; disfatë e Union Berlin.

MAINZ-LEIPZIG 3-2
Humbje flagrante për formacionin e renditur në vendin e dytë, që bie në fushën e të parafundit, duke u dhënë kështu liderëve të Bayern një shans tjetër për tu arratisur. Leipzig kaloi në epërsi në minutën e 14-të falë Adams, i aftë për të shtyrë topin në rrjetë pas goditjes së traversës nga Sabitzer. Në minutën e 24-të Niakhate barazoi rezultatin në zhvillimin e një goditje të lirë, të grushtuar keq nga portieri Gulacsi. Në gjysmë ore, Halstenberg vendosi vizitorët përpara në rezultat nga një goditje këndi, por pesë minuta më vonë Niakhate rivendos barazimin. Pas një pjese të parë shumë të gjallë, edhe pjesa e dytë nuk i mohoi emocionet: Danny da Costa shërbeu një asist për Barreiro Martins, i cili nuk mund të bënte gjë tjetër vec të kalonte Gulacsin. Ishte goli që vendosi sfidën në favor të një Mainzi të shkëlqyer. Bayern mund të arratiset në +7.





BAYER LEVERKUSEN-WOLFSBURG 0-1
Një fitore me shumë peshë për Wolfsburg, që me një goditje të vetme ndaloi me ashpërsi vrapimin e Bayer Leverkusen drejt kreut të klasifikimit dhe e arriti në vendin e tretë. Pas një shtylle të goditur nga Lucas Alario, në frontin e kundërt, në minutën e 35-të, ishte ekipi i Glasner ai që zhbllokoi situatën: Renato Steffen gjeti në zonë me një krosim të bukur Baku, që shënoi nga fare pranë. Portieri Casteels mbajti rezultatin 0-1, edhe pas konkluzioneve të Alarios dhe Diaby. Sidoqoftë, Bayer nuk arrin ta bëhet i rrezikshëm; përkundrazi. Ishin miqtë që shkuan afër dyfishimit në fund me një goditje të fuqishme nga Weghorst, mbi të cilën Hradecky ishte spektakolar për ta ndaluar. Aspirinët janë në rrezik serioz ta shohin Bayernin duke fluturuar në +10.

BIELEFELD-EINTRACHT FRANKFURT 1-5
Sukses i madh për Eintracht Frankfurt, që bën goditjen në Bielefeld me një 5-1 të qartë që i jep atij vendin e gjashtë (që do të vlente për Evropën), duke kapërcyer Borussia Dortmund dhe Union Berlin. Ish lojtari i Milan, André Silva udhëhoqi miqtë duke i dhënë avantazhin në minutën e 25-të me një kthesë me të majtën, në gjysëm lartësi, pas një kaosi të mbrojtjes vendase. Disa minuta më vonë, Kostic gjeti këndin e poshtëm të portës, ndërsa goditja tokazi e portugezit e kaloi Eintracht në avantazhin e trefishtë në minutën e 33-të. Cordova shkurtoi diferencen me një goditje me kokë, por një autogol nga Nilsson dhe goli i Jovic në fund, në debutim me Eintracht, vlen pokerin e Frankfurtit.






AUGSBURG-UNION BERLIN 2-1
Pas fitores prestigjioze ndaj Leverkusen vjen humbja e dytë radhazi për Union Berlin, që kështu bie në vendin e tetë. Në të 17’, në rastin e parë, Augsburg mori avantazhin: spond ajror i Hahn dhe e djathtë në kënd e Niederlechner. Në minutën e 25-të Awoniyi kërkoi topin në zonën e penalltisë dhe, me shpinë nga porta, shërbeu për Ingvartsen, i cili barazoi rezultatin me një goditje me të majtën nën këmbët e mbrojtësit Oxford. Formacioni i Herrlich nuk u dorëzua dhe, megjithë një dominim territorial nga kryeqytetasit, u kthye në epërsi në fillim të pjesës së dytë: në minutën e 47-të, goditja e tërthortë e Richter u përplas tek shtylla dhe Niederlechner e shtyu në portë nga një distancë e afërt. Ingvartsen dështoi në penalltinë e 2-2 të mundshëm.



FREIBURG-STTUTGARD 2-1
Freiburg kthehet tek fitorja pas tre javësh dhe konsolidon pozicionin e tij në vendin e nëntë. Stuttgart kaloi në epërsi në minutën e 7-të me Wamangituka pas një konsultimi të gjatë me Var. Demirovic e ktheu rezultatin në barazi, edhe në sajë të një devijimi vendimtar që mashtroi portierin Kobel. Pastaj, në minutën e 37-të, ekipi i Streich përfundoi pëmbysjen, kur Woo-Yeong Jeong shënoi 2-1 në qendër të zonës. Gonzalez kishte rastin të barazonte rezultatin në fund të pjesës së parë me penallti, por Muller e hipnotizoi. Dy mundësi të tjera për sulmuesin argjentinas u shpëtuan fillimisht nga portieri i Freiburgut dhe më pas nga shtylla.



GERMANY – BUNDESLIGA
Arminia Bielefeld 1 – 5 Eintracht Frankfurt
Augsburg 2 – 1 Union Berlin
Bayer Leverkusen 0 – 1 Wolfsburg
Freiburg 2 – 1 VfB Stuttgart
Mainz 05 3 – 2 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *