• |
ide | kryesore

Vlorë/ Konflikt me thika, plagoset një 42-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë përfshirë në një konflikt me thika në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Dy personat e konfliktuar kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më tej janë përleshur. Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin dhe më pas është arratisur.

 

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *