• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë/ Ambulanca e Fierit përplaset në Lushnjë, 6 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në një aksident një ambulancë e spitalit të Fierit me drejtues F. B., dhe pasagjer E. M.

Ajo është përplasur me një automjet tip Benz me drejtues L. D., dhe pasagjerë J. D., E. M., dhe J. B.

Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se makina tip Benz ka dalë në krahun e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me ambulancën që kthehej nga Tirana.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *