• |
ide | kryesore

Arrestohet në Shqipëri turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Turkmenistanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Arrestohet në pikën kufitare të Morinës një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Policia njofton se ka rënë në pranga 59-vjeçari M. Ç., ndaj të cilit kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Turkmenistani, për veprën penale të korrupsionit.


Policia jep detaje: 

Vihet në pranga një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Korrupsioni”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu