• |
ide | kryesore

Dështoi të fitonte e u përjashtua nga arbitri, Contes nuk i del e keqja: “Pak më shumë rikuperim mund të kihste dhënë”

-Instant, Sport



Antonio Conte është i hidhëruar për barazimin me Udinesen dhe dështimin për të arritur Milan në krye të renditjes. “Duhet të shohim veten, nuk duhet të mendojmë për të tjerët, për Milanin. Sot na ka munguar saktësia në pasin e fundit, i cili është thelbësor – shpjegoi ai -. Duhet të përmirësohemi nëse duam të luftojmë për diçka të rëndësishme deri në fund”. Për kartonin e kuq: “Mendoj se mund të jepej më shumë rikuperim. Unë protestova për këtë.”

Conte njihet si një trajner sanguin, por kartonin e kuq në këtë rast mund ta kishte evituar. “Në fund ishte edhe ky përjashtim i imi, mendoj se mund të ishte dhënë pak më tepër kohë për rikuperim. Unë protestova për këtë, fillimisht më paralajmëroi dhe pastaj më përjashtoi. Nuk ishim dakord për kohën e rikuperimit: 4′ mu dukën pak, duke marrë parasysh se sa pak ishte luajtur veçanërisht në pjesën e dytë kur lojtarët e Udineses humbën disa minuta. Arbitri duhet të marrë vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato edhe nëse nuk jemi dakord “.

Në pak javë derbi i dyfishtë, i Kupës së Italisë dhe kampionatit. “Padyshim që kampionati ofron diçka të rëndësishme edhe në nivelin e shoqërive dhe atë ekonomik. Fitimi i titullit ose arritja në Champions League është e rëndësishme për kampionatin. Duke thënë këtë, ne respektojmë Kupën e Italisë siç bëmë në Firence: do të bëjmë vlerësimet e duhura, të shohim se kush është rikuperuar, kush ka dëmtime dhe kush meriton hapësirë, pa nënvlerësuar ndeshjen dhe do të përpiqemi të fitojmë si gjithmonë. Duhet të bëjmë llogari dhe të gjejmë skuadrën e duhur për të mposhtur Milanin dhe për të arritur në gjysmëfinale “.

Bilanci i fazës së parë. “Preferoj që bilancin ta bëjnë të tjerët dhe ne duhet vetëm të mendojmë e të punojmë duke bërë më të mirën për veten tonë. Përkundër vështirësive të shumta, ne po bëjmë një kampionat të mirë, ajo që kemi bërë për një vit e gjysmë është diçka e bukur, edhe në vështirësi që ndonjëherë nuk perceptohen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *