• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Kush është i riu që u ekzekutua me armë sot në Durrës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e kësaj të diele. Një 32-vjeçar u vra me armë pas një sherri në lagjen numër 16 të qytetit në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.


Burime të lapsi.al thanë se ai u qëllua me breshëri armësh nga persona të paidentifikuar. I riu i identifikuar si Jetmir Bregu nuk mundi të mbijetojë edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.


Policia tha se ka shoqëruar në komisariat disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes për të marrë dëshminë e tyre.

Uniformat blu kanë ngritur disa pika kontrolli dhe se po bëhet krehja e zonës në mënyrë që të identifikohet dhe ndalohet autori i ngjarjes. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu