• |
ide | kryesore

Dikur aleati i Donald Trump/ Johnson zotohet për bashkëshpunim me Biden

-Instant, F1, Lajme, Planet



Kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua së bashku me shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden që të thellojnë lidhjet mes dy vendeve dhe të bashkëpunojnë për luftimin e ndryshimeve klimatike. I njohur si aleat i ish-presidentit republikan Donald Trump, shefi i ekzekutivtit britanik në një telefonatë me presidentin Biden përgëzoi atë detyrën ndërsa ka shprehur gatishmërinë për thellimin e aleancës mes dy kombeve.

Telefonata vjen vetëm një ditë pasi Biden komunikoi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, lideri i parë i huaj me të cilin foli pas inaugurimit më 20 janar. Mësohet se në diskutimin e tij me Johnson sakaq thuhet të jetë përmendur një marrëveshje e mundshme tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së. Ndryshimi i kursit të britanikut mund të lidhet me faktin se pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet i madh për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *