• |
ide | kryesore

Dy javë nën tokë/ Nxirren gjallë 11 minatorë në Kinë (Foto)

-Instant, Lajme, Planet



Ekipet e shpëtimit në Kinë arritën të nxjerrin gjallë 11 minatorë të bllokuar nën tokë prej dy javësh. Një shpërthim në datën 10 janar në provicën Shandong, bëri që 22 punëtorë të minierës së arit, Huashan të mbeteshin rreth 600 metra nën tokë. Përveç 11 punëtorëve që u shpëtuan dihet se një tjetër prej grupit me 22 persona humbi jetën, ndërsa për fatin e 10 të tjerëve aktualisht ka informacione. Pamjet televizive treguan minatorin e parë duke dalë në sipërfaqe  me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori i parë ishte jashtëzakonisht i dobët nga ana shëndetësore. Punonjësit e shpëtimit e mbuluan me batanije dhe e dërguan menjëherë në spital. Pas tij, u ngritën në sipërfaqe njëri pas tjetrit edhe 10 minatorë të tjerë. Nuk dihet nëse të njëjtën fat do të kenë edhe 10 minatorët e mbetur nën tokë, pasi sipas zyrtarëve kinezë do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, në mënyrë që të arrihet në vendin ku dyshohet se kanë mbetur ata. ashtu që të arrihet deri te bllokada e 10 minatorëve të mbetur. Minierat e Kinës konsiderohen ndër më vdekjeprurëset në botë. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, gjatë vitit të kaluar në minierat kineze janë regjistruar 573 viktima.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *