• |
ide | kryesore

Fier/ Grabitën një dyqan celularësh, arrestohen 2 autorët dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit për shkak se akuzohen për tentativë grabitje në një dyqan celularësh. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 17 janar të këtij viti ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të R. C.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë. Pas kësaj ngjarje policia ka vënë në pranga G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier. Po ashtu janë shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *