“Ishte një pikë e rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt. Donim ta fitonim ndeshjen, pro nuk jemi vetëm ne në fushë, luajti edhe kundërshtari”. Fabrizio Camarata vazhdon të befasojë me Apoloninë e tij, që e ka ringjallur, duke e spostuar nga vendi i fundit në atë të zonës playout.
E megjithatë, për favore arbitrale italiani nuk do të dëgjojë, madje kundërsulmon deklaratën e bërë nga tekniku i Skënderbeut Ahmataj. “Mesa kam parë nga stoli, ishte penallti. Gjata ishte brenda, ndërsa kundërshtari e preku. Ajo ishte një penallti e saktë. Si mund të mos e japësh atë?! Mbrojtësi bën një gabim aty, e përqafon lojtarin tonë dhe është një penallti e qartë. Dua të shikoj penalltinë në favor të Skënderbeut, ndonëse nuk dua të flas për arbitrat”.