• |
ide | kryesore

Juventus rikuperon edhe De Ligt: mbrojtësi e kaloi Covid e është në dispozicion për Bolonjën

-Instant, Sport



Një lajm i mirë për Juventus dhe Andrea Pirlon në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonjës. Mathijs De Ligt në fakt është shëruar nga Covid dhe është në dispozicion të trajnerit të Juventusit për ndeshjen kundër formacionit të Mihajlovic. “Matthijs de Ligt ka kryer, sipas protokollit, 2 kontrolle me prova molekulare (tampone) për Covid-19 me rezultate negative – lexohet në shënimin e klubit të Juventusit – Lojtari tashmë është shëruar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit e do të bashkohet me skuadrën në J|Hotel dhe do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen me Bolonjën. ”

De Ligt rezultoi pozitiv në 8 janar, dy ditë pasi qëndroi në fushë për 90 minuta në ndeshjen e San Siros kundër Milanit. Pas rikuperimit të Cuadrados nga Covid, i cili tashmë ishte kthyer që për ndeshjen e Superkupës ndaj Napolit, tani i vetmi pozitiv tek Juventus mbetet Alex Sandro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *