• |
ide | kryesore

Lidhja e dashurisë mes Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë bërë fansat të dyshojnë se kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin, pasi u panë fillimisht së bashku në shtëpinë e Kris Jenner.

Adhuruesit me ‘sy shqiponje’ kanë vërejtur që Kourtney, 41 vjeçe dhe ish-ylli i “Blink-182”, Travis, 45 vjeç, kaluan kohë bashkë gjatë fundjavës, ndërsa kanë ndarë fotografitë e shtëpisë së Kris në Palm Springs në rrjete sociale. Kourtney postoi disa foto të pamjes nga pishina menjëherë pas perëndimit të diellit, gjersa Travis ndau të njëjtën pamje ëndërrimtare në InstaStory.

Dyshja kanë qenë shokë për një kohë dhe të dy jetojnë në të njëjtën zonë në Calabasas, por duket se marrëdhënia e tyre mund të ketë kaluar në një nivel tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *