• |
ide | kryesore

Ndrangheta priste emërimin e qeverisë shqiptare: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të firmosë kontratën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.”
Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi” ka pasur për Shqipërinë. Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të operacionit profili i ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.

Të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi, raporton Ora News.

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë. Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit.

Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull, pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.

Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat.

D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare. Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptari.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.
D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?

Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkoj në Shqipëri e më 13 do të kthehet.
D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…

Në një tjetër bisedë, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar, raporton Ora News.
Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.
D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…



8 Comments

  1. Hitorikisht te kuqt dhe rozalinjt e sotshem nje mama shkerdhyer shalesh i ka bere : te genjejne popullin te mari vota dhe pushtet dhe pas ketyre mrekullive furnizohu me bomba tymuese , me makina kunder protestuesve dhe futi ne burg sepse ky popull kete do.

    1. Per komentueist e zakonshem te ketij portali.
      Para se te komentoni kete ‘ SKANDALIN ‘ e madh te pergjime , lexoni nje here dhe shkrimin e Carlo Bolinos tek Tema. E di qe nuk e doni ate person , por se e lexoni,,, asgje nuk do humbni, Thjesht do ta shihni kete ceshtje ne nje kendveshtrim tjeter.

  2. Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të dr ogës”. Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje. Mundësia e parë, të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. Mundësia e dytë, të deklarojë që u qëndron atyre akuzave por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të kr imit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë.

    1. Sigurisht qe roboti nuk merr vesh nga skandalet – ai vazhdon punen e vet nga komanda merobazike dhe cendrifuge……

  3. Nuk eshte problemi nje minister, nje kryetar bashkie apo edhe qeveria vete se krijuan lidhje

    me segmente te krimit te organizuar. Problemi i madh dhe i pazgjidhshem i Shqiperise eshte

    sr Partia Socialiste eshte kriminalizuar e tera dhe nuk ka as nuk do te kete gjasa edhe per nje kohe

    relativisht te gjate qe kjo te ndryshoje. Dhe jo vetem PS por edhe elektorati i saje i

    qendrueshem eshte kriminalizuar ne mendesi. Ky eshte produkt i mbjelle ne kohen e

    komunizmit, pra “njeriu i ri “, njeriu i ri qe per atdhe ka partine, per fe ka besimin tek ajo.

    Ne mes anetarene, simpatizanteve dhe votuesave te PS ka patur, ka dhe do te kete njerez te

    mire, te ndershem, atdhedashes , qe jetojne me punen e djersen e tyre, qe nuk i bejne keq

    njeriu, qe jane familjare e komshinj te mire, POR NUK KA ASNJE PREj TYRE qe nuk do

    ta votonte PS/ne edhe sikur te ishin te bindur se te zgjedhurit e tyre jane kriminele, hajdute,

    perdhunues e trafikante madje edhe sikur te ishin te bindur se ata ne gostite e tyre hane

    mish njeriu. Ky kriminalizim i mendesise kolektive ka marre ne qafe shume popuj por kur

    kjo ndodh tek popujt e medhenj e te fuqishem , regjimet kerkojne te nenshtrojne edhe shtete

    e popuj te tjere dhe ne ballafaqim me ta dhe per shkak te tyre keto regjime marriin fund.

    Kjo ndodhi me popullin italian e gjerma para dhe gjate Luftes boterore. Ata u kkriminalizuan

    u fashistizuan ,mbyllen syte para regjimit te tyre dhe u bene njesh me te ne ate shkalle sa qene

    te gatshem te vrisnin, te plackisnin, te perdhunonin .

    Ata popuj qe kane nzjerre nga gjiri i tyre Danten, Bokacion, Da vincin, MikelaNXHELON, VERDIN

    GETEN , Bethovenin, Mozartin e shume kolose te mendimit, te kultures e te shkenes u nenshtruan

    dhe u bene vegla te Musolinit e Hitlerit duke u kkthyer ne qenie te egra.

    E kunderta ndodh me regjimet e vendeve te vogla. Ata duke mos pas mundesi te agresojne ndonje

    vend tjeter , agresivitetin dhe keqberjen e ushtrojne ndaj asaj pjese te popullsise qe nuk eshte me ta ,

    dhe duke pase mbeshtetjen e militanteve dhe simpatizanteve te tyre qe gjejne strehe tek partia e tyre

    keto regjime eshte shume veshtire qe ti shkulesh dhe tu japesh fund.

  4. 17.47. E vertet. Jo e veshtir po e pa mundur. Kur kriminalizohet familja e pastaj shoqeria + varferi + dezinformim+propagand……veshtir..

    1. eKe thene ne menyren me perfekte dhe reale kjo eshte situata ,nuk na pelqen por eshte e vertet Te lutemi per mendje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *