• |
ide | kryesore

Prej 14 ditësh të bllokuar: Nxirren katër minatorë në Kinë, 7 të tjerë mbeten ende nën tokë

-Instant, Lajme, Planet



Skuadrat e shpëtimit në Kinë kanë shpëtuar katër minatorë që kishim mbetur të bllokuar në minierë prej 14 ditësh ndërsa të paktën shtatë të tjerë, që besohet se janë ende gjallë dhe mbeten ende të bllokuar. Siç transmetuan mediat kineze, minatori i parë që u shpëtua dukej në gjendje të rënduar. Skuadrat e shpëtimit e mbështollën me batanije burrin që mezi qëndronte i ndërgjegjshëm, përpara se ta çonin në spital me ambulancë.

Më vonë, mediat njoftuan se u nxorën edhe tre minatorë të tjerë nga një seksion tjetër i minierës, duke përfshirë një që ishte plagosur.Njëzet e dy minatorë mbetën të bllokuar në minierën Hushan nga shpërthimi i 10 janarit në Qixia, një rajon i madh prodhues ari nën administrimin e Yantai në Kinë.

Mediat vendase thonë se grupet e shpëtimit arritën të vendosnin kontakte me minatorët me anë të një tuneli të ngushtë komunikimi që kanë gërmuar nga sipërfaqja, dhe më vonë dërguan atje ushqim, mjekime letër e lapsa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *