• |
ide | kryesore

Veliaj dhe kontaktet e tij/ Dy herë brenda 6 muajve në hetimet kundër Ndragheta-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opinioni publik shqiptar, prej shumë kohësh, e ka parë klanin mafioz “Ndragheta” vetëm në kronikat policore në mediat përtej detit.

Por, në vetëm 6 muajt e fundit, “Ndragheta” është shqiptarizuar. Dy hetime të ndryshme të Anti-mafias italiane kanë zbuluar interesa të klanit mafioz në Shqipëri dhe, sidomos në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj. Së fundmi, anti-mafia italiane zhvilloi një hetim të gjerë kundër një seksioni të “Ndraghetas”. Në qendër të hetimi është Andrea Gallo, i njohur edhe si “Princi”. Gallo, në komunikimet e përgjuara gjatë hetimit, diskuton me një bashkëpunëtorin e tij, lidhur me mundësinë e përfshirjes në sektorin e ndërtimeve në Tiranë.

Ata janë të bindur se me rryshfet “20 përqind”, në kryeqytetin shqiptar mund të marrësh leje për pallate shumëkatëshe. Madje, ata flasin edhe për takime të kryera me njerëz “pranë” kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Natyrisht, emri i Erion Veliajt nuk shfaqet në përgjimet e publikuara deri më tani nga media italiane dhe ajo shqiptare.

Megjithatë, të dhëna indirekte e lidhin rastin me “Lali Erin”, pasi ai është autoriteti kryesor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Këto detaje nga super-operacioni i Anti-mafias italiane e përfshijnë për herë të dytë Erion Veliaj, megjithëse në mënyrë indirekt, në dosjet hetimore kundër klanit mafioz Ndragheta.

Në qershor 2020, Drejtoria e Anti-Mafias e Veronas njoftoi finalizimin e një tjetër operacioni kundër grupit mafioz, në të cilin ishin të përfshirë edhe zyrtarë publikë të qytetit verior italian.

Ish-kryebashkiaku Flavio Tosi dhe disa bashkëpunëtorë të tij e panë veten të akuzuar për lidhje me Ndraghet-an, mes të cilave edhe për favore që i kishin bërë klanit kriminal në fushën e përpunimit të mbetjeve urbane.

Tosi nuk ishte i panjohur për opionin publik shqiptar. Në vitin 2016, kur ai drejtonte Bashkinë e Veronës, nënshkroi një marrëveshje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për krijimin e kompanisë “Eco Tirana”, për menaxhimin e mbetjeve të qytetit.

Pas kësaj marrëveshje, “Eco Tirana” u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku bashkia e kryeqytetit kishte 51 përqind, ndërsa Bashkia e Veronës, e përfaqësuar nga kompania publike “AGSM” kishte 49 përqind.

Kompania ‘AGSM”, nga ana e saj, kishte ortake kompaninë private “AIMA”, e cila kishte si drejtues të lartë Andrea Miglioranzi.

Ky i fundit, së bashku me zëvendësin e Veliajt, Arbjan Mazniku, u emëruan administratorë të “Eco Tirana”.

Në vitin 2018, kohë në të cilën Anti-mafia italiane kishte nisur hetimet për lidhjet e mundshme të Flavio Tosit e kolegëve të tij me “Ndraghet-an”, Andrea Miglioranzi largohet nga “Eco Tirana”.

Në qershor të vitit 2020, Miglioranzi shfaqet sërish, por kësaj radhe në listën e personave të arrestuar për bashkëpunim me klanin mafioz Ndragheta.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, Miglioranzi, nëpërmjet kompanisë së mbetjeve, “Aima”, kishte siguruar flukse financiare për eksponentë të grupit mafioz.

Edhe në atë rast, emri i Erion Veliaj nuk u shfaq, të paktën drejtëpërdrejtë.

E, megjithatë, fakt është që emri i kryebashkiakut të Tiranës, del, megjithëse në mënyrë indirekte, në dy hetime të ndryshme të Anti-mafias italiane. Ndoshta është koincidencë! /BoldNews.al/



13 Comments

  1. Per 700 000 $ video skandalin u çuan i gjati me kte bojaxhiun e bashkise qe lynte koka me boje te kuqe…
    Po tani qe skandali me i vogel eshte çdo jave nga 10 milion euro ???
    Flene shqiptaret se do bejne kenge per tahipin e turqise dhe se shpejti dhe per viçin e serbise !!!
    Ju shplafte mortja, flini gjume

    1. Ti e quan se e ke perfunduar “detyren” kundrejt atdheut tend duke i uruar mortjen shqipetareve? Hik mer zorraxhi!

      1. te paska shku mendja per zorre lale
        s’ke faj, ngele me sufllaqet e te gjatit
        dil nga pazari i gjose, se mos kap noi plonc
        rrote kari

  2. Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike.

    Këtë radhë ka përdorur një video të emisionit të Elvis Naçit të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër.

    Halli që atëherë është zgjidhur nga Naçi dhe donatorë të tjerë, dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj!.

      1. Po c’te kuptosh ti, ai qe e ka shkruar nuk e ka kuptuar vete..Keta te ridhjerjes kaluan nga trute fare!

  3. Edhe pse deri me tani nuk del qarte emri i Veliajt, ne pergjime thuhet qarte se per leje ndertimi duhet paguar 20%. Jo se nuk e dinim kete gje, por tashme dihet boterisht se ne bashkine e Tiranes, per te marre leje ndertimi duhet futur 20% e vleres ne xhepat e deejtuesve. A ka te beje kjo gje me rreth 1.000 lejet e ndertimit te dhena nga Veliaj dy-tre vitet e fundit… Me siguri tani do dalin minjte e bodrumeve me interpretime fantastiko-shkencore duke u munduar te na mbushin mendjen se jemi budallenj ose se fajin e ka Saliu apo Likja, por ne pergjimet ka edhe nje fraze tjeter ku thuhet se … me 100 mije euro blen cdo minister… Pra korrupsioni nuk eshte thjesht nje perceptim, por secili nga ata qe do duhej te administronte parate tona, ben c’te doje me to dhe nuk i jep llogari askujt. Nga pergjimet e deritanishme dalin tre konkluzione:
    1-Pagesa 20% per cdo leje ndertimi nuk eshte legjende urbane
    2-Cilido nga ministrat shitet per 100 mije euro
    3-Arsyet se pse u shkaterrua drejtesia “e vjeter” dhe u ndertua zhdrejtesia e re.
    Nuk dihet se cfare mund te dale nga pergjimet e tjera, por tre konkluzionet e mesiperme nuk mund te hidhen poshte.

  4. Edhe ne rastin e Eco Albania ku eshte Mazniku i Dubait Administrator dhe nenkryetar i Erion Velise dhe ne rastin e dyte te Besnik Halilit,nuk ka mjaftuar per prokurorine dhe drejtesine e ketij vendi te korruptuar thelle qe te ndermarrin asnje hap !
    Kjo eshte Reforma e famshme ne drejtesi ?
    Ku eshte Ambasada Amerikane,taksapaguesit Europiane dhe perfaqesuesit e tyre ne Tirane ,qe u ka ikur gjuha ?!Rrojne apo nuk rrojne ky eshte problemi ?
    Kete vend e ka marre lumi,me te tera…. ?
    Mafia ka shtrire ndikimin e vet gjithandej,kater dite qe flitet per dosje e pergjime nga antimafia Italiane dhe Televizionet Kombetare merren e ftojne per qoka ne studio Taulant Ballen me te shoqen qe i kushton veshja 10000 $ !
    Ja arritet te ç’benit kete shtet,kjo nuk do ishte e mundur pa Partine Socialiste ,Edi Ramen,Erion Veline ,Ndraghetan dhe “miqte” nderkombetare qe na duan me shume se ne veten !!!!!!

  5. O popull nuk eshte gje 20 %qe Veli bytha u mer ndertuesve ketu eshte qeshtja qe bashkia qeveriu prostituta dhe mbare administrata injorante qe drejton plera matuf i Surrelit dhe ajrin po shesin me leke dhe juve ju ka ngecur ora ne vend. Thirrini mendjes o popull

  6. Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të dr ogës”. Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje. Mundësia e parë, të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. Mundësia e dytë, të deklarojë që u qëndron atyre akuzave por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të kr imit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë.Jeni bere te gjithe si ceceni salih o shpellkare shpif shpif se dicka ngel,pa emra dhe ju hani supe me lakuriqe te salihut

    1. Në Kushtetutën e re shteti shqiptar emërtohet RepublikaPopullore Socialiste e Shqipërisë (RPSSH). Ky emërtim pas-qyron më saktë ndryshimet cilësore socialiste të realizuara nëbazën e superstrukturën e shoqërisë, në të njëjtën kohë ruanedhe traditën.Kongresi nënvizoi karakterin e hapur klasor të Kushte-tutës.Këtë karakter Kushtetuta e shprehu:duke shpallur e sanksionuar RPSSH shtet të diktaturës sëproletariatit dhe udhëheqjen e klasës punëtore në të gjithë je-tën e vendit;duke përcaktuar Partinë e Punës të Shqipërisë, pararojëtë klasës punëtore, forcën e vetme politike udhëheqëse të shte-tit e të shoqërisë;duke ligjësuar marksizëm-leninizmin 1deologji sunduese,në bazë të së cilës zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist;duke e cilësuar luftën e klasave forcën e madhe lëvizësepër ta çuar përpara revolucionin socialist, nëpërmjet të cilitdo të sigurohet fitorja përfundimtare e rrugës socialiste, ndër-timi i plotë i socializmit dhe i komunizmit.

  7. Saviano na i ka thene dy vite me pare keto. Apo harruat shqipo?! Po ajo qe po na mbulohet eshte krimi i mafjes se shqipove barbare e injorant te bandave rilindore dhe jo vetem.

  8. Hi,

    How are you doing? I am reaching to present an easy yet effective 3 step pprocess offer. I want to contribute a guest post article to your website. For that;

    1. I will suggest 3 interesting and relevant topic ideas for a guest post
    2. You will choose one topic
    3. I will then send you a high- quality, plagiarism-free article on that chosen topic

    I would just expect a favor of backlink to my site in return of the article. Please let me know if we shall start with first step?

    Best,

    Mary Jeanus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *