• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i katërti me një ndeshje më pak: Arthur e McKennie likuidojnë Bolonjën

-Instant, Sport, Video



Fitorja e dytë radhazi për Juventusin e Andrea Pirlos, pas asaj në Superkupë e tani bardhezinjtë kanë nisur të ngjajnë të frikshëm, duke qenë se kanë një ndeshje më pak të luajtur. Fiton edhe Verona, që i shkakton disfatën e dytë radhazi Napolit, ndërsa Genoa kalon minimalisht Cagliarin.

JUVENTUS – BOLOGNA 2-0
Juventus nuk gabon e përfiton nga hapat fals të Milan e Inter për të ngushtuar diferencën në klasifikim. Në javën e 19 të Serie A, skuadra e Pirlos mposhti 2-0 Bologna e, në pritje të rikuperimit me Napolin, ngjitet në kuotën e 36 pikëve (-7 nga Milan). Në Stadium u luajt një ndeshje me ritëm dhe plot emocione. Një e djathtë e Arthur (15′) e devijuar nga Schouten zhbllokoi ndeshjen, pastaj kuqeblutë provuan të reagojnë por u përplasën tek pritjet e Szczesny e McKennie (71′) mbylli ndeshjen me një goditje me kokë.


VERONA – NAPOLI 3-1
Goditja e dytë radhazi e tmerrshme në katër ditë për Napolin. Pas disfatës në Superkupë, vjen edhe humbja me Veronën. Në avantazh pas pak sekondash me Lozanon, të kaltrit humbën ritmin në mënyrë flagrante, duke u arritur në fillim nga goli i Dimarcos e pastaj u shtypën në planin fizik e edhe atë taktik nga vendasit që shënuan të dytin me të kudondodhurin Barak e mbyllën llogaritë me Zaccagnin, deri në atë moment krejtësisht jashtë loje.




GENOA – CAGLIARI 1-0
Genoa mbylli fazën e parë të Serie A me një fitore të cmuar për mbijetesën, duke mundur 1-0 Cagliari, ende pa pikë në 2021 e në humbjen e 6 radhazi. E vendosi ndeshjen në Marassi një gol i Destros që në minutën e 10′, i shërbyer nga Strootman nuk bëri asnjë gabim. Sardët u zgjuan pas 25′ minutash vërtetë të shëmtuara, por Joao Pedro (28′) e Simeone (38′) u përplasën tek një Perin i shkëlqyer, autor i dy mrekullive. Grifonet janë tashmë +4 nga e treta nga fundi, ndërsa pankina e Di Francescos luhatet.

ITALY – SERIE A
Juventus 2 – 0 Bologna
Genoa 1 – 0 Cagliari
Hellas Verona 3 – 1 SSC Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *