• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani reagon pas KQZ-së: Situata e papranueshme, do të mbroj integritetin e institucionit

-Instant, Lajme, Të fundit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është adresuar qytetarëve në lidhje me përplasjet në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar një ngjarje të papranueshme.


“Ajo çfarë kemi parë në mbledhjen e KQZ-së, ka qenë e pahijshme dhe e pa pranueshme për një institucion që duhet me doemos që të ruajë integritetin e tij. Para syve të të gjithë qytetarëve në transmetim të drejtpërdrejt u bë presion marramendës ndaj Zyrës për certifikimin e partive politike, si dhe u ushtrua presion ndaj udhëheqsit të kësaj zyre” tha Osmani. 


Ajo ka vazhduar më tej duke u ndalur te kërcënimet e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Sipas Osmanit, ajo që ka ndodhur dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por ajo ka thënë se e kanë për detyrë që procesi i zgjedhjeve të shpëtohet.  KQZ vendosi të premten të mos miratonte listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo me argumentin se në to përfshiheshin persona të dënuar me vendim të prerë tre vitet e fundit.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu