• |
ide | kryesore

Vrasja në Durrës/ 32-vjeçari kishte ndërruar emrin pak kohë më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i një 32-vjeçari pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Mediat shkruajnë se i riu i identifikuar si Jetmir Bregu mbante kohët e fundit një emër tjetër duke u quajtur Ilir Kuçi.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes përpara se të fillonin të shtënat e armëve ka pasur një grindje dhe fjalë të rënda. I riu u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe sipas të dhënave që vijnë nga grupi i hetuesve 32-vjeçari ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Dëshmitarët thanë se ka pasur të shtëna të vazhdueshme në zonë. Ka qenë e pamundur për mjekët që ta shpëtonin edhe pse u dërgua menjëherë në spital. Dihet pak për të kaluarën e tij, por hetuesit po verifikojnë për aktivitetin e 32-vjeçarit, lidhjet dhe konfliktet e tij.

Në ato momente ka pasur një shi të rrëmbyer dhe autorët kanë mundur të largohen në periferi të Durrësit. Disa dëshmitarë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë detaje për atë që kanë parë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *