• |
ide | kryesore

3 muaj larg nga zgjedhjet, drejtori i Gjendjes Civile tregon se 700 mijë qytetarëve iu ka skaduar karta e identitetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nga Korça i bëri thirrje qytetarëve për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas Doracaj, karta ID apo letërnjoftimi elektronik “nuk është thjesht vetëm dokumenti me të cilin qytetari me 25 prill mund të shprehë bindjet e tij politike, por çelësi për të përfituar të gjitha shërbimet në institucionet publike dhe private”.

Duke theksuar se procedura e aplikimit për to është lehtësuar ndjeshëm, Doracaj shpjegoi se mjaftojnë vetëm pak sekonda me dokumentin e vjetër biometrik, dhe kuponin e blerë pranë zyrës së Postës Shqiptare për t’u paraqitur dhe në pak ditë dokumenti vjen mbrapsht.

“Çdo shtetas, i cili posedon një dokument të skaduar mund të riaplikojnë në cilëndo zyrë të gjendjes civile, jo vetëm brenda bashkisë së Korçës por edhe në bashkitë e tjera të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Çdo ditë të shtunë dhe çdo ditë jave do punojmë në qoftë se ka fluks, edhe përtej orarit zyrtar për t’iu ofruar të gjithë atyre shtetasve që gjatë javës nuk kanë mundësi, apo nuk kanë mundësi brenda orës 16.00.

Por të gjithë ato shtetas që edhe, ose vetëm ditën e shtunë kanë si ditë të lirë dhe mund t’i përkushtohen këtij procesi. Ne do të jemi në punë deri më datën 25 prill për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë shtetasve me letërnjoftimin elektronik”, tha Doracaj.

Pyetje: Zoti Drejtor sa shtetas shqiptarë janë që iu ka skaduar karta e identitetit?

Bledar Doracaj: Është një numër i lartë, ishte pak më i lartë para disa javësh, vjen në ulje. Por ende nuk jemi aty ku duhet të jemi. Është një numër që me një përllogaritje të përafërt që ne kemi bërë, diku te 700 mijë shtetas.

Pyetje: Shqiptarët të cilët jetojnë në emigracion, iu ka skaduar. A janë pajisur me një kartë të tillë? Nëse jo, çfarë do bëhet?

Bledar Doracaj: Ende jo, tashmë qeveria shqiptare ka filluar ndërtimin e një database, nëpërmjet vetëdeklarimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk e dimë sa nga ata që ju ka skaduar dokumenti biometrik jetojnë përtej territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ajo çfarë unë mund t’ju them, që është një shqetësimin që ne e kemi marrë, edhe sot në mëngjes e mora këtu nga qytetarët e Bashkisë së Korçës është një numër i lartë i konsiderueshëm qytetarësh të cilët kanë aplikuar përgjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2019 dhe vitit 2020 dhe në pamundësi të pandemisë për të lëvizur nuk kanë tërhequr dokumentet biometrikë pranë zyrave të Gjendjes Civile, apo zyrave të aplikimit.

Ne i qetësojmë këta shtetas dhe i inkurajojmë njëkohësisht që brenda muajit prill, brenda fundit të prillit ata mund të paraqiten pranë sporteleve për të tërhequr dokumentet për të cilat kanë aplikuar kohë më parë.

Tashmë Ministria e Brendshme ka filluar turin e takimeve dhe të sensibilizimit të qytetarëve, të gjithë shtetasve që u ka skaduar dokumenti biometrik i vlefshëm, në të gjithë bashkitë e vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *