Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla mbi përgjimet e publikuara nga antimafia italiane, ku përfshihet edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa.
Sipas Tabakut, përgjimet flasin për korrupsionin galopant në Shqipëri, ndërsa i cilësoi përpjekje patetike ato të Ballës që e lidhi emrin e eurodeputetit me Bashën. Tabaku shtoi se se kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po shmangen në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të reja largohen nga vendi.
Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.
Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.
• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.
Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët”, shprehet Tabaku.
Jane thjesht pergjime moj moter!
Nuk jane prova inkriminimi!
Good fellas e Ridhjerjes jane te pafajshem!
Keta jane kulmi i hajdutit dhe mafiozit por edhe ju nuk jeni pak . Juve ju ka pjelle e njejta bushter . Duheni djeg te gjithe pa perjashtim ne turre te druve .
palloshi dhe lejfeni nuk jane lidh me krimin , ata jane vete krimi
te gjithe politikanet tane jane pjese e krimit por kata te dy jane kulmi +basho edhe meten se edhe ai nuk eshte me pak.
Cfare gjeje te re na that?!