• |
ide | kryesore

“Çështja Ndragheta”/ Tabaku: Rama dhe Veliaj po shmangen e justifikohen

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla mbi përgjimet e publikuara nga antimafia italiane, ku përfshihet edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa.

Sipas Tabakut, përgjimet flasin për korrupsionin galopant në Shqipëri, ndërsa i cilësoi përpjekje patetike ato të Ballës që e lidhi emrin e eurodeputetit me Bashën. Tabaku shtoi se se kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po shmangen në lidhje me këtë çështje.

“Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të reja largohen nga vendi.

Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët”, shprehet Tabaku.



4 Comments

  1. Jane thjesht pergjime moj moter!
    Nuk jane prova inkriminimi!
    Good fellas e Ridhjerjes jane te pafajshem!

  2. Keta jane kulmi i hajdutit dhe mafiozit por edhe ju nuk jeni pak . Juve ju ka pjelle e njejta bushter . Duheni djeg te gjithe pa perjashtim ne turre te druve .

  3. palloshi dhe lejfeni nuk jane lidh me krimin , ata jane vete krimi
    te gjithe politikanet tane jane pjese e krimit por kata te dy jane kulmi +basho edhe meten se edhe ai nuk eshte me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *