• |
ide | kryesore

Dalin të tjera përgjime të Ndraghetas për pastrimin e parave të mafias në Shqipëri: Duam 20% të kontratës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdhër-arreste, mes tyre dhe për shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Në këtë dosje përmenden se si fitohen tenderat në vendin tonë dhe pagesa e 20%-it, duke iu referuar shqiptarit me emrin ‘Nik’.

PJESË NGA DOSJA

GALLO i tregon treshes SPEZIALI, LARUSSA dhe BRUTTO për atë se si punohet në Shqipëri për kontrata në sektorin publik, duke aluduar qartë për ryshfet.
BRUTTO: …Në qendër të Tiranës?
GALLO: qiejgërvishtësit e rinj shesin 3800-4000 euro metrin…dhe kostoja… e dini cila është kostoja maksimale? 510 euro…
SPEZIALI: or nëse bëni gjë luksoze…
GALLO: Ai më tha nëse gjen sipërmarrësin ky Nik është një karakter i vlefshëm…
BRUTTO: Dhe nuk mund të flasim për këtë me këtë…
GALLO: Dhe tani ta shohim, tani ai vjen në Itali… më 9 ju jeni në Romë…
SPEZIALI: 9?
GALLO: 9 nëntor…ai është president…
SPEZIALI: Në Romë?
GALLO: Nëse jeni në Romë më 9 nëntor…ai është President i Grupit SOL në Shqipëri…ata të oksigjenit, furnizojnë spitalet…ai është i lidhur me ENEL, kjo është e lidhur me të gjithë…dhe ai më tha qartë, ata duan 20% të kontratës, ata duan, më tha ai…por nëse ata paguajnë për të…(shqiptari i referohet NIK)
SPEZIALI: Në Shqipëri…pallati i Kulturës në Piazza, e bukur…
GALLO: Ka shumë barezë ka shumë.. por besoj se për ndërtesa të mëdha nuk presin italianë…

Data: 28.10.2017 09:08:27
Gallo Antonio, në shoqëri të BRUTTO Tommaso dhe BRUTTO Saverio. (Gallo, njihet ndryshe si ‘Princi’)
Gallo: (duke parë Saverio) ti NIK ti ke qenë aty?…
Brutto S.: eh jo u nisa…
Gallo: E cova (i referohet a D’alessandro Luciano) tek njeri, njeri…ku është SOL (i referohet shqiptarit Nik (dhe takimit të dokumentuar përmes spyëare)
Burri: Po…
Gallo: “Komandoni presidentin…..Kryeministrin….edhe i kam thënë qartë….në sy të Luciano….i thashë më jep prokurën e ENI inc….se marrin 20% (ryshfet) ato”
Burri: “Po..”
Gallo: “…ok?…në Janar edhe në spitale….në janar…(zhurma)”



5 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    20% ka urdheruar Rama,apo e ka vendosr Veliaj në rrespekt te D’Rames,se 20% e ka pasur edhe drogaxhiu kur ishte Kryetare Bashkie. Gjithesesi një gjë eshte 100% e sigurte, Veliaj nuk bërë asgje pa dijeninë e D’Rames.

  2. Paska pasur te drejte lali Eri qe kishte gjithe ate egersi dhe urrejtje ndaj banoreve te “Unazes se Re”
    per tu prishur shtepite se i duheshin trojet per shoket e Ndragetas.

  3. Spaku turp as ne nivelin e prokurorise se krimeve te renda nuk jeni qe hapi ceshtjen Tahiri me shume me pak se kjo e Ndraghetes

    Zonja Kim e kuptoni cfare mostre keni krijuar ne drejtesi?

  4. Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

    Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë. Botoni te gjithe hetimin e prokurorit italian jo copeza nga hetimi aty ku ju intereson ju te lapsit per llogari te shpellkareve te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *