• |
ide | kryesore

I doli emri në përgjimet e Ndrangheta/ Flet “Niku” për italianët dhe lidhjet me Veliajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Biznesmeni Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k., ka folur për herë të parë pas përmendjes së emrit të tij si ‘Niku’ në përgjimet e Ndragheta. Në një intervistë për MCN TV në lidhje me përfshirjen e tij në përgjimet e bujshme, ai nuk i ka mohuar bisedat, ndërsa është shprehur se mbi emrin e tij po hidhet baltë. Më tej, ai pretendon se ka pasur oferta në lidhje me produktet që Antonio Gallo, i njohur ndryshe si “Princi” që tregtonte në Shqipëri, por akordi nuk është realizuar kurrë.


Në përgjime Besnik Halili, apo “Niku” del shpesh në bisedat e Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarë dhe po ashtu, për të pastruar para në Shqipëri. Në përgjime ata flasin për “Nikun”, që sipas Gallos është presidenti i grupit Sol, “ka lidhje me oksigjenin, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha”.


INTERVISTA E PLOTË

Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?

Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim.

Halili, përse thoni spekulime?

E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Por në fakt, emri juaj përmendet dhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

Halili, a i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia Italiane?

Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.

11 Comments

  1. Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

    Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë. I qarte I drejteperdrejt I paster,biznesmen qe nga viti i erret i salih karaxhic berisha 1996 e kuptuat o shpellkaret e lapsit,me ne fund e kuptoje dhe shkullaku,prandaj e ka dhene kete interviste te lapsi

    1. Ky kokezbathi, qahet se medemek po i hidhet balte, mjerr balta, se balten, ti e ndyen.
      Per ato 19 milionet e marrura pa tender nga (parate e shqiptareve) nga buxheti, 179 tenderat e fituar ne 7 vite, lidhjet me kapobanden EDVIN KRISTAQI, PLEHUN e BASHKISE dhe mafiozet ne pushtet te BANDES RIVDEKJA, po per ate pacavuren, qe e ke ne certifikaten e gjendjes civile, qe ishte drejtoreshe e bixhozit, qe e larguan se e beri balte atje, dhe si shperblim per vjedhjet dhe korrupsionin, EDVIN KRISTAQI e coi perseri si drejtoreshe te sherbimit social, c’ke per te na thene, i nderuar MAFIOZ i RIVDEKJES?!

    2. Booo sa rrot kari je o idiot. Paske kalu ne ekstaze:). O torrovol, kush i jep lejet e ndertimit ne Tr, Nard Ndoka apo Erion Velia?. Apo kur thua “a kuptuat o shpellar”:) ta ha karin megjith bole komplet o bythshpelle.

  2. Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

    Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve

  3. Ky kokezbathi, qahet se medemek po i hidhet balte, mjerr balta, se balten, ti e ndyen.
    Per ato 19 milionet, marre pa tender nga (parate e shqiptareve) nga buxheti, 179 tenderat e fituar, ne 7 vite, po per lidhjet me kapobanden EDVIN KRISTAQI, PLEHUN e BASHKISE dhe mafiozet ne pushtet, te BANDES RIVDEKJA, po per ate pacavuren, qe e ke ne certifikaten e gjendjes civile, qe ishte drejtoreshe e bixhozit, qe e larguan se e beri balte, atje, dhe si shperblim per vjedhjet dhe korrupsionin, EDVIN KRISTAQI e coi perseri si drejtoreshe te sherbimit social, ne MSH, ku ti fiton tenderat, c’ke per te na thene, i nderuar MAFIOZ i RIVDEKJES?!

  4. Si i fitove 120 prokurime publike ne Ministrine e Nafise se Shendetesise o pjelle e ndyre ?Pa asnje gare 18 ml euro !
    Si bashkjetuesja jote u be drejtoreshe e Lojrave te Fatit dhe sfidonte Xhafen ne Komision ?!.!.!
    Si ka mundesi e nuk heshtni plehra e nuk zhysni koken ne mut e te shkoni vete ne burg ,ortake te Mafias !
    Ndersa ju mjerane qe na e mbushni mendjen me Nard Noken,ju bej shurren mbi varr,mbase meritoni diçka me shume !
    Mafioze,e kthyet kete vend ne katrahure e shesh per te bere pershesh çdo kriminel vendas a nderkombetar e keni guximin,e hapni gojen ?Ptu,rrace e poshter,rrace e ndyre alla Frok Çupi,spihuni i asfalise greke,me dokumente !

  5. Po pra nga viti 1996 ka por sa e ka pas qarkullimin nga athere deri ne 2014 e ka bo per nje vit o ora 21,54 ,pra nga 2014 deri me sot ka bo 19,6 milion euro xhiro pa gare o palle, po ka marre ndonje tender ather ka pas nje gare se anllohej tenderi po te mos kishte dy oferta te vlefeshme ,jo me pa gare fare ky eshte dallimi o sanduic me sallam derri i ores 21,54, por sallami osh i mire haje dhe lepije nga njehere,edhe te shpellarve mund ta lepish se te bene mire per covidin,suksese

  6. ja dhe nje bole tjeter qe ben si sipermarres model,nuk behesh i pasur ne shqiperi po nuk pate lidhje or mik as majtas as djathtas …
    mos u lodh te shpjegohesh kot me gjithevato tendera pa kokerr gare …hajt shnet

  7. Shume “nervoz”,ky Niku! Nese do paraqitej me te njenjten nervozizem,para karabiniereve italiane,ne ndonje konroll rutine te dokumentave te qarkullimit,ata karabinieret,do dyshonin ne kete “nervozizem”dhe do i benin nje kontroll te “rrepte”e te Plote,dhe do i nxirrte shume te panjohura qe ky Niku,nuk i permend dhe do e sillte ne vehte “ESELL” fare.Ndersa drejtesiaa jone,teper e reformuar,eshte ne nje nivel shume me te larte se dyshimet qe mund te dalin prej ketij Nikut,prandaj,as nuk “denjon”te pakten t’a marre ne pyetje…….ndofta duhet te marrin ndonje leje jo vetem nga rilindja,por edhe nga ambasadorja KIM??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu