• |
ide | kryesore

“Kthim mbrapa s’ka, kam besim se Dede do të thotë të vërtetën”: Halili fajëson trajnerin për largimin

-Instant, F1, Sport, Video



Pas situatës së krijuar me teknikun Nevil Dede, i larguar pak caste para takimit pas një takimi urgjent me presidentin Refik Halili, numri 1 i klubit ka dalë para mediave pas takimit të humbur 0-1 me Laçin, duke kundërsulmuar hipotezën se ai ka ndërhyrë në formacion e duke kaluar ‘fajin’ mbi trajnerin. E gjithë cështja lidhej me aktivizimin si titullar të Kukës nga tekniku e pas largimit të Dedes nga pankina, lojtari u ul në stol, duke nisur loja ma Danson. Halili ndërkohë pretendon se gjërat nuk kanë shkuar kështu, por pa e sqaruar.

Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, numri 1 i Tiranës reagoi kështu: “Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Keni kolegun tuaj dhe gazetarët e tjerë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët e vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë” – ka thënë Halili që ka mbyllur cdo mundësi rikthimi të Dedes, gjë që shpjegon edhe më tepër se thyerja ka qenë e rëndë. “Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën. Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë gjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri” deklaroi presidenti bardheblu.



2 Comments

  1. Ndeshjen e drejton traineri, jo nderhyrja e presidentit ne punen e trajnerit, o Halil turkoshak!!

  2. Je presidenti mo i deshtuar i TIRONES se MODHE!
    Ke nderruar traniere si askush ne superiore!
    Mbase e do Tironen por Tirona nuk duhet duke mbajt rreth vetes persona te dyshimte!
    Bohu BURR dhe largoji!
    Ose larguhu vete!
    Ne 12 vite vetem nje kampionat eshte 0 per Tironen!
    E sado te mundohesh do mbahesh mend si presidenti qe zbriti Tironen ne kategorin e par( dyte)!
    Shikoje pozicionin tend njeher pastaj te traniereve!
    Sa per Deden ai nuk duhet te ishte FARE aty!
    Ai dhe Ahmataj jon tranierat me te dobet te epokes Halili!
    Egbo dhe Daja duhet te mbaheshin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *