• |
ide | kryesore

Me cilin personazh të famshëm Rudina Hajdari ka patur fantazi seksuale

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, gjatë lojës rezultoi si humbëse dhe mori ndëshkim të zbulonte me cilin personazh të famshëm me të cilin ka pasur fantazi seksuale. Përgjigjja e saj ishte Brad Pitt.

Rudina zbuloi gjithashtu se është duke kaluar një krizë bashkëshortore. Ajo u pyet në lidhje me sherrin më të madh që ka kaluar me partnerin.

“Sherrin më të madh?! Ky qenka një kurth më duket, atëherë ne kemi shumë vite bashkë, kemi një vajzë. Kemi kaluar uljet dhe ngritjet tona, unë u largova nga SHBA-ja dhe jam këtu për arsyet që dihen dhe në fakt tani po kalojmë një moment shumë të vështirë, por ai është një baba i shkëlqyer. Unë e di që më mbështet dhe do të vazhdojë të më mbështesë gjithmonë në këtë që bëj,”- tha Hajdari.

Pas kësaj përgjigjeje Rudina nuk tregoi më tej për arsyen e vërtetë pse çifti është në një periudhë krize.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *