• |
ide | kryesore

Ndrea Prendi tregon informacionet para 21 Janarit: Planifikohej atentat ndaj kryeministrit Berisha!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë pranë para kryeministrisë.


Prendi thotë se për protestën e 21 janarit kishte marrë tre letra me shkrim nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilat paralajmëronin situatën që mund të krijohej gjatë protestës. Ish-komandat i Gradës letrat ishin dërguar nga Interpol gjermani, Departamenti kundër krimit të organizuar si dhe kishin marrë informacion nga burime kofidenciale.


PJESË NGA EMISIONI:

Kishin informacion me shkrim që mund të kishte problem atë ditë?

Ndrea Prendi: Nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim.

Letra 1: Nga Interpol gjermani kemi patur informacion se: Sipas këtij mesazhi informohemi se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër instiucionit të Presidentit dhe Kuvendit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashu edhe instituionet homologe në Shqipëri.

Letra 2: Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Letra 3: Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja.

Çfarë masash keni marrë atë ditë?

Ndrea Prendi: Minisioni i Gardës nuk ndryshon si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Garda merr masa të përforcuara dhe në raste të tilla e ka detyrë ligjore. E veçanta e kësaj demonstrate ka qënë, që sapo demostruesit u grumbulluan para Kryeministrisë ka patur dhunë kundrejtë policisë. Kryeministrit iu kërkua të largohej por ai është shprehur se është në zyrën e tij dhe në ditën e tij të punës e do të vijonte punën.

Nëse Kryeministrit dhe personelit të tij do t’i vihej në rrezik jeta si do të vepronit?

Ndrea Prendi: Në qoftë se kërcënohej jeta e Kryeministrit patjetër që do të mërreshin masa ekstreme por ne nuk do e lejonim këtë gjë.

11 Comments

  1. Idioti. Nuk e kupton qe me ato qe shprehu ne emision. I ha 10 vjet burg.
    Te dhjefsha drejtesin qe kemi.
    Ka a po nuk ka prokurori.
    Rihapni gjyqin, se ky e paska me qef vet te vej brenda.

  2. Me ato qe tha sot ne emision ky duhet te ishte ne burg. Cfare injorance! Shpresoj te mbrohet qe ka qene i goditur ne koke dhe nuk eshte me ne vete! Drejtesia te veproje e te siguroje qe njerezit si ky te mos vihen ne pozicione drejtuese.

  3. Yp.kelyshet e bodrumit duke mbllacitur sufllaqet e mavise e duke lehur si i ka mesuar krylehesi fuga.nga buxheti i shtetit eshte zhdukur 7,6miliard euro dhe asnje nuk po vihet para drejtesise.pastaj 4jane pak.14mije deklaroi lehesi i dikurshem,jemi te pergatitur.hahaha

  4. Bla bla nga punonjesit ne bodrume. Po faktet??? Pse rama nuk beri as gje per ceshtjen po hedh lule? Ky me pozicion kyc patjeter kan dokumentat dhe sinjàlizim nga interpoli; garda à la njerez te futur …

  5. deklaratet e ketij duhen hetuar deri ne detaj. nqs jan te verteta te veproj sic duhet SPAK, po nqs jan mashtrime, ky te futet brenda per mashtrim dhe devijim te hetimeve.

  6. sulm me amre kimike thot ky kari. na e beri irak ketu. ik ore loqe se ti, pervec vrasjes, duhet te denohesh edhe per mashtrim e manipulim te provave. paske qen shum njeri i lig. ose te ka kap bishtin rrota e te kan detyru me fol per keto gjera ose je komplet idjot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu