• |
ide | kryesore

“Nuk erdha nga rruga se isha pa punë”: Dede tregon arsyen e përplasjes me Halilin

-Instant, Sport



“Halili nuk ka ndërhyrë asnjëherë, vetëm sot kishte mungesë të theksuar besimi. Nuk dua të bëhem precedent si trajner. Jeta do të vazhdojë. Kam qenë i detyruar të bëj formacionin në bazë të lojtarëve që kam pasur. Sot grupi ishte disi më i plotë dhe bëra ato zgjedhje”. Nevil Dede mundohet të ruajë qetësinë, pas largimit nga Tirana në mënyrë demostrative. Arsya është e qartë, Halili ka kërkuar të bëjë “trajnerin”, i fryrë nga njerëzit që e rrethojnë, sic lë të kuptohet Dede. “Në momentin që shkova në stadium unë bëra zgjedhjet e mia – tregoi Dede në një lidhje telefonike në Supersport – . Në një bisedë me presidentin më thanë që nuk janë dakord me zgjedhjet e mia. Nga ana tjetër unë iu thashë që të bëhej kështu, dhe i thashë të largohem dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, nëse mendojnë se mund të bëjnë më mirë”.

Tekniku është ndjerë i fyer nga kërkesa për ti ndërhyrë në formacion: “Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidentin Halili. E vërtetat është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën. Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishme” tha Dede që sqaron edhe dilemën nëse bëhej fjalë për një shkarkim apo dorëheqje: “Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin. Kontratën e firmosa të bardhë. Mendova më mirë t’iu jap frymëmarrje popullit të Tiranës, sesa lojtarëve që blihen nga jashtë. Nuk flisnim me të njëjtën gjuhë dhe nuk kishim të njëjtën gjuhë me klubin. Unë mendova se do të kishim për dy vite një kontratë me projektin që kisha në mendje. Por nuk u realizua dhe e mbyllëm këtu” përfundoi Dede.



1 Comment

  1. Dede nje trajner i deshtuar. Te mbash ne loje nje lojtar te rendomt si djali i presidentit te klubit, kur ke te tjere disa here me te mire se ai, nuk eshte zgjedhje por karakteri jot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *